2013-04-27 15:18:29

Audiencë e Papës me ish-kryeministrin italian, Mario Monti.


Mbrëmë, rreth orës 18.00, pranë Shtëpisë së Shën Martës, Papa Françesku priti kryetarin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti, për vizitë në Vatikan, në prag të largimit nga posti i lartë. Monti shoqërohej nga bashkëshortja, zonja Elsa. Biseda, që zgjati rreth 20 minuta, shpjegoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Lombardi, ishte shumë e përzemërt. U prekën temat e situatës në Itali, të integrimit evropian dhe perspektivave si dhe të emigracionit. Monti i kujtoi Atit të Shenjtë se babai i tij kishte lindur në Argjentinë, në vitin 1900, e pikërisht në Luhan, lokalitet i famshëm për praninë e Shenjtërores mariane më të njohur në vend, në një familje italiane emigrantësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.