Një tufë lule për Zojën e Këshillit të Mirë, në festën e Saj
Nanë ktheu! Si shkambi n’per rrymë të shekujve Muret qendrojnë
jetike, Ngulun për rranzë themeleve t’Rozafës sonë Kreshnike.
Dhe sot,
qe feja nipave Shpresat prap ua gjallnoi, Le të shkruhet mbi ballë të mureve: “Nanës
që na vorfnoi!”
Njasajë që i ditë prej sulmeve T’kulshedrës me shtatë krena, Na
u ba mburojë, e të nemuna S’ duroi t’i shohë kto dhena.
Njasajë… por vaj,
na fajeve Në verbim s’u vume cak, E Nanës iu randue zemra, Iku, e la ket
prak!
O ju, që parzme hekuri Luftuet për besë e fe, Idhtë tue valvitun
flamurin, Shenjtnue me gjak e be,
Zgjoniu nën rrasa t’heshtuna, Çoniu
me pa mjerim! Ndihma e Arbnisë s’pamposhtun Ç’u ba?… Si drita u shkim!
Po
a kurrë thue, ma kurrë Virgjina, - me gjamë ka e thrret Shqipnia,- S’do të ndrisë,
si ndriti moteve Përbrî Rozafës… Maria?!
Tepër lënguem kso shtigjesh, Si
fmija mbetë pa nanë, Per ne ma dritë nuk lëshuene As yj, as diell, as hanë!
Po
a kurrë, ma kurrë s’do të ngrohemi?! Pa shpresë do të rrimë të presim? Po a
e heshtun gjithmonë vallja Do të mbesë në terr kah dënesim?!
Jo, jo! Pse
qiellëve të epëra Zoti me dorë të vet Ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra, e
Zoja e Shkodrës së vet!”.
Qe te ato mure të ndrituna, - zemra m’a ndien
- ’i zani Një popull në hov të galdimeve tue brohoritë: “O ngani!”
Ktheu
NANË! O ditë ma e bukura Që Arbnia pret, ago! Nanë ktheju e epnae hirin: “N’
Fè Shenjte na vllazno!
Atë Pjetër Meshkalla S.J. Shkodër, 1927
Zoja
e Shkoders në Prill
Qe me lule stolisun e me qira Na njat fugure
po nderojm, qi Zojen E Shkoders tuj na sblue, në kto dit t’vishtira Na mson
kû e kem mburojen. E skam e gjak e mnér janë çue mbi dhé Der gjuha n’gojë na
â lidhë; sŷni habitun Shikion kush â për ânë, mbi krye ndoi rrfé. Mos
t’krisin e pa pritun. Gjith diten tu pelhura a me gjylpânë Shprishet nana; prej
tregut kthen baba i shkretë, E njêni e tjetra, t’thuesh kan mihun n’ranë,
Pak gjâ kan shtî n’kuletë. S’po ndîhet fylli n’mal, neper livadhe Nuk po berlyket
kau, rrênue janë stanat, Frigueshim neper lugje si giâma e madhe Ushton,
kan ikë çobanat. Por tý gjithnji t’kerkuen tuj shikjue qiellen E t’vogjlit
fmi me t’mdhait ta shkelin prakun E Kolegjës s’Saverit, drandofillen Me
t’fal’ edhè zamakun. T’tanë Shkodra marë, o Zojë, mbas porosijet Qi na bâni
Bariu, ne kto dit t’Majit Me t’nderumun u shkrî, prej Shqyptarijet T’mergohen
ditt e vajit. E n’rrugë t’sherbimit t’and Bariu na prîni; Njat t’kreme t’ande
n’ Prill, si kjè zakona, Me vezullue t’a bâni si florini, E u gzuene zêmrat
t’ona Kaloj i bardhi muej, na çon qershori Te Zèmra e t’Birit t’and, me e marr’
bekimin, Shkon per gjith mrame i miri edhè faitori T’Bariut tuj ndiekë dishrimin. E
po, moi Nanë, kto t’lutna a nuk do t’ njiten Tu froni i jyt ? A ka per t’mbetë
Shqypnija Vetun pa ndihmë? Jo kurr. Lutat nuk qiten Pa fryt, ne u thirrët
Marija.
Atë Anton Zanoni S.J.; marrë nga revista LEKA
Nanës
së Këshillit të Mirë
M’kambë kështenim, ti nderë me i dhanë T’madhit
Zot, se dasht’nes Nanë: Zem’r e dorë kah qielli ço, N’lavde t’s’Lumes mos pushò
! Virgjin ty tue t’u kushtue: T’lut’na Atdhenë me na e bekue! T’fortë e t’lidhun
bashkë me ‘i Fè, S’druen Shqiptarët anmik mbi dhè. T’y t’kanë Nanë, ti n’ ndihmë
u vjen, Hovet t’mbrapështëve ti ja u then. N’uzdajë tande e n’uzdaj t’Zotit, Qindron
dheu i Kastriotit. Me njatë shpënesë qi t’ Parët gjithmonë Shpënesuen n’ty e
ndaj Tenzonëm Shpëneson populli, e n’ ty lumnon, Emnin tand sot kah e bekon. Mos
na lësho pra duerësh tradhtare, Bân t’pështojë toka e jonë shqiptare, Deh ti,
o Nanë e Këshillit t’Mirë, Na e ndiej lutën, t’keshë deh mëshirë, Na prijë m’këshillë,
na prijë me mësim Zemrat ti na i lidh n’bashkim. Ti i mëshrirës jé, o Nanë,
vizari, Prandej n’ty shpëneson Shqiptari. Para tejet tue u ndalë Duem me
u lidhun t’gjith me ‘i fjalë: Me kenë t’út o Nanë, çme sot: T’út përherë e t’Madhit
Zot. Ty, o e qiellve bukurija, Po t’kushtohet sot Shqipnija.
Vallja
Popullore (Pseudonim i Imzot Vinçenc Prennushit); ‘Zani i Shna Ndout’,
Prill 1914, fq 30-31
Shën Mrís Kshillit Mirë (Ardhur
ká Skutari i Alvanísë)
Po rroft’ e Shën Mria e t’Mirit Kshíll, bashk
me t’zgledhurin Bír ç’ish léu për né
Te Skutari shqipt e bukur ikonë atje
shtur’ n’angonë sa t’shqitej’ llojasi.
E t’rruzuamit shpejt ká Pol’
i Arbresh kush mo e dir’ kish néve n’e tha.
Më pruri me ’të trí
shpi-vo shqiptare të ndérme e dilira një ditë çë desh.
Po shqitur andej
ká guri ku m’ish me ‘të bash do kish ngá një prú me ‘ta.
Kah’ Ëngjulit
prënë hi hëna ndër qiell me ‘të bashk siell haré të mdhá.
Ngá vend
çë shkon e bardhë si stilë Po natnë shkëndilë si zjarri shkrëpen…
Nikollë
Filja
Ndër kambë tua
Ndër kambë tua, Zoja Mërí, Janë
tue ardhë, qe, tanë bijt t’tú; Merr dhantinë, që me dashtëní Zêmra e jonë, o
Nanë, t’kushton.
Por n’mos kjoshin zêmrat tona Aq të bardha, porsi lili: Ti
jé Nana gjithë e jona, Tjeter shpirti s’na kerkon.
Nanë e dashtun, Nanë
e lume, Nanë e Zotit n’ty mishnue, Ti e din mirë se n’jetë t’shkretnueme, Zêmra
e eme, o Zojë, ankon.
Ty, o e Qiellve bukuria, Ty, që ndrite prosi diell, T’falet,
Zojë, t’falet, Maria, Zani i em, kah lavde t’kndon.
Sheklli e ferri, ah!
sa mundohen Me m’vû prita, n’mëkat me m’ rrxue; As un’ s’kam se kuj i ankohem, Veç
Ty, o Nanë, që t’mirën m’don.
Kur kah Ti un’ sytë i priri, Njallem n’zêmër
plot uzdajë, Zojë, prej Teje na rrjedh hiri, Nper Ty shpirti, o Nanë shêjtnon.
Due
me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera, M’u ndezë flakë n’dashtëní për Ty ; Me
t’avitë due zêmra tjera Me t’kndue ‘ i lavd që Ty t’madhnon.
Ardhët, po,
ardhët, ah! shpejt ardhët dita, Qi i shkatërruem prej shekllit t’mjerë, Fluturim,
si gjithherë prita, Ardhsha atje, ku Ti lumnon.
E atje n’qiellë, po para
fronit Shpirti em tue u permbysë, Ka me u gëzue pergjithmonit: Tjeter zemra,
O Nanë s’m’ dishron.
Shkodra Zojës
1 Atë
botë mbi Shkoder kúr mâ i bukur dielli Ndritte, e larg nâmi ksajë mbi tokë kumote, Perpara
elterit t’And Shkodrani fielli Vite, e tý lavde me haré t’këndote.
2
E kúr mbi Shkoder xû m’u muzgun qielli E per tê t’vshtira m’u endun stinë
e mote, Me Tý Shkodrani zêmren prap e kthielli, Kah gurt e elterit t’And me
lot rigote.
3 Por edhe sod qi Shkodra pshtjellë âsht n’zí E
jeten si n’nji vorr ajo âsht tue shkue, Shkodrani Tý po t’ngrehë nji Tempull t’
ri.
4 A ‘imend, prá, o Zojë, se doret ké me e lshue Shkodren
e mjerë, e se edhe s’ké me ndí’ Dhimbë per Shkodranin, kurr qi s’t’ka harrue ?
Atë
Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 62
Zoja Shkodrës:
1
Kúr permbrenda atij Tempullit të rí, Mue per nen dollma t’Rozafatit true,
N’gjûj shoh Shkodranin ulë me pervûjtni, M’bjen n’mend se Zojë e Shkodres
më thonë mue.
2 E kúr per rreth e qark t’eltervet t’mi, Si stina
e bukur t’nise me lulzue, Fmín e Shkodranit ndiej tue m’kndue n’brohrí, Vedin
Shkodrane m’ kandet me e kujtue.
3 Por edhe atë herë, po,
kúr Shkodrani t’kjajë E t’dnesë nder t’vshtira, neper t’cillat jeta Atí i
pershkohet, sŷt mue m’mbushen m’ vajë,
4 E askurr nuk lâ pingul
qi Shkodren zhgjeta E mnis s’qiellës t’a shinojë, perse e verteta Âsht kjo:
qi Shkodra â’ emja e un e sajë.