2013-04-23 12:10:26

Sulm i ri mbi bashkësinë e krishterë në Siri: rrëmbehen dy peshkopë.


Gjithnjë më kaotike, e edhe dramatike, situata në Siri ku, ndërmjet tjerash, u rrëmbyen dy peshkopët e Halebit. E në sa bashkësia e krishterë është jashtëzakonisht e tronditur, ndeshjet e ashpra ndërmjet palëve kundërshtare vazhdojnë e OKB-ja kërkon të ndalohen ndihmat humanitare për opozitën, pikërisht një ditë pasi SHBA njoftuan financime të reja në këtë drejtim.
Disa thonë se ishte përgjigje për masakrën e Damaskut, rrëmbimi i dy peshkopëve në veri të Sirisë, pranë Halebit. Peshkopët Johana Ibrahim e Bulos Jazigi, i pari siriako-ortodoks e i dyti greko-ortodoks, u ndaluan dje nga njerëz të armatosur, ndërsa udhëtonin në kufirin siriano-turk, drejt Halebit. Njerëzit vranë shoferin, ndërsa dy prelatët i çuan në një vend të panjohur. Bashkësia e krishterë, e tronditur thellë, kujton edhe rrëmbimin, në shkurtin e kaluar, të dy priftërinjve: atë Mikel Kaial, armen katolik dhe atë Maher Mahfuz, greko-ortodoks, për të cilët nuk ka asnjë lajm. Ndërkaq, në Katarr, Jusef al-Karadavi, figurë me ndikim të fortë fetar, u bën thirrje milicive islamike, që luftojnë në Siri, të heqin dorë nga aleanca me al-Kaedën e të bashkojnë forcat me ushtrinë e lirë siriane (esl). Ndërsa Irani vijon të përkrahë regjimin: Bashari duhet të mbetet në krye të vendit deri në zgjedhjet e 2014-tës. Do të jetë populli ai, që do të vendosë për fatin e tij.
Për Sirinë dje, në takimin e Brukselit, folën edhe sekretari i Shtetit amerikan, Xhon Kerri, që vizitoi për herë të parë institucionet evropiane, numri një i Komisionit evropian, Barroso dhe kryetari i Këshillit, Van Rompyi. Mbi tryezën e bisedimeve, emergjenca e terrorizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.