2013-04-23 14:48:44

Egjipt: në Kajro Tawadros takohet me të nderuarin Tveit


Mbahet në Kajtor një takim ndërmjet Sekretarit të përgjithshëm të Wcc, Këshillit botëror të Kishave, Olav Fykse Tveit e Patrikut të Kishës kopto-ortodokse të Egjiptit, Tawadros II. Gjatë bisedimeve, siç njoftohet nga Wcc, kreu i Kishës kopte tha se shpreson në një të ardhme më të mirë për Egjiptin e ripohoi angazhimin e punës së Kishës kopte për bashkëekzistencën paqësore ndërmjet të gjitha bashkësive fetare të Vendit. Koptët e krishterë – njofton agjencia Sir – përfaqësojnë 11% të popullsisë egjiptiane që ka 80 milion banorë, e Patriku Tawadros II e konsideron bashkëpunimin me myslimanët një ndër instrumentet më të rëndësishme për të ballafaquar çështjen e emigracionit të të krishterëve. Nga ana e tij, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit botëror të Kishave, Olav Fykse Tveit përsëriti thirrjen e tij “për drejtësi e paqe në Egjipt. Dinjiteti i welfare për qytetarët e këtij Vendi, në Egjiptin e pas-revolucionit, është shpresë që e ka përzemër edhe mbarë Kisha”. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit botëror të Kishave, i konfirmoi Tawadros II mbështetjen për vazhdimin e dialogut ndërmjet të krishterëve e myslimanëve për kërkimin e paqes së qendrueshme, të drejtësisë e të demokracisë. Këto tema e tjera të rëndësishme janë zgjedhur edhe nga Wcc për asamblenë e ardhshme që do të mbahet në Busan në Kore, nga data 30 tetor deri më 8 nëntor 2013. Ndërsa nga data 21 deri më 25 ma, në Bejrut të Libanit Këshilli botëror i Kishave do të ketë një takim mbi praninë e të krishterëve në Lindje të Mesme.







All the contents on this site are copyrighted ©.