2013-04-22 17:15:21

Papa Françesku i telefonon famullitarit të Montorio Romano. Habia e priftit


”Një gjest, që vlen shumë më tepër se një mori fjalësh”. Kështu shprehet don Cesar Alehandro Pulkinota, famullitari argjentinas i famullisë romake të Zojës Nunciatë e të Krishtit Mbret në Montorio Romano të Lacios. Është ende i habitur, famullitari, që vijon të flasë për telefonatën e papritur. E nga kush? Nga vetë Papa Françesku, i cili e falënderoi për librin e shkruar nga meshtari, kushtuar të Nderuarit Hosè Gabriel Brokero, prift në shekullin e kaluar, që do të lumnohet së shpejti në Argjentinë. Don Cesar ia kishte dërguar Papës një kopje si dhuratë. E, krejt papritmas, i erdhi edhe falënderimi. Prej këndej, vijon t’ua përshkruajë të gjithëve çastin e habisë:

Përgjigje: - Telefoni tingëlloi. Pashë se ishte shkruar ‘numër privat’ e pyeta: “Alo! Kush jeni ju?”. E më erdhi përgjigjja e papritur: “Jam Papa Françisko”. Mbeta si i bllokuar një herë. Nuk e prisja. Më tha se atë Miguel, një mik i përbashkët, ia kishte dorëzuar librin tim. Donte të më falënderonte. Iu përgjigja se ky ishte nder i madh, së pari pse e kishte marrë librin e, së dyti, pse më kishte thirrë në telefon. Atëherë m’u përgjigj: “Është thjeshtë gjest edukate të mirë. Më dhurove librin tënd, e unë të falënderoj”







All the contents on this site are copyrighted ©.