2013-04-21 16:42:13

Papa uron Presidentin e Republikës italiane, rizgjedhur dje.


“Gatimshëri e madhe e shpirt flijimi”: me këtë sy e shikon Papa Françesku qëndrimin e Xhorxho Napolitanos, në çastin kur pranoi përsëri detyrën më të lartë të Shtetit italian, si president i republikës. E këtë e theksoi edhe në telegramin, përmes të cilit i shprehu urimet më të përzemërta e më të sinqerta duke theksuar: “Ndërsa ju uroj ta vijoni veprimtarinë tuaj të ndritur e të urtë, i mbështetur nga bashkëpunimi plot përgjegjësi i të gjithëve, lypi mbi personin tuaj e mbi shërbimin, që i bëni vendit, ndihmën e përhershme hyjnore e, nga gjithë zemra, ju jap, ju dhe kombit e dashur italian, bekimin apostolik, si inkurajim për ndërtimin e një ardhmërie plot harmoni, solidaritet e shpresë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.