2013-04-19 15:44:26

Tetë vjet më parë, zgjedhja e Benediktit XVI. Imzot Palia: papni nën shenjën e dashurisë e të përvujtërisë.


“Punëtor i përvuajtur në vreshtin e Zotit”: me këto fjalë, më 19 prill, tetë vjet më parë, i paraqitej Botës Benedikti XVI, pas zgjedhjes si i 264-ti Pasardhës i Shën Pjetrit. Mbi trashëgiminë shpirtërore të papnisë së Jozefit Ratcinger, tani papë nderi, të dëgjojmë dëshminë e imzot Vinçenco Palia-s, kryetar i Këshillit Papnor për Familjen, në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - Besoj se është shumë e nevojshme ta kujtojmë këtë ditë. Sidomos, për ta falënderuar Zotin, që na dhuroi një Papë si Benedikti XVI, i cili pikërisht si punëtor i thjeshtë në vreshitn e Zotit, e punoi kryq e tërthor këtë Vresht, duke hapur hulli, që nuk mund të zhduken lehtë. E gjithë papnia e tij dallohet për përvujtëri: përvujtëri e njeriut, që nuk e kurseu veten në punë; përvujtëri e atij, që bëri çmos të fitonte e vërteta, mbi çfarëdo lloj ideje tjetër; përvujtëri e atij, që e shkriu gjithë jetën me dashuri.

Pyetje: - Përvujtëri në gjestin e dorëheqjes, përvujtëri, që nuk është kurrë qëllim në vetvete, por gjithnjë, për të mirën e Kishës, siç u shpreh vetë Papa...

Përgjige: - Po, pikërisht! Në këtë kuptim, mund të themi se ky gjest është si përmbledhje e pasionit për të vërtetën e për dashurinë Në këto dy përmasa mund të kuptohet thellësia shpirtërore e gjestit të Papës Benedikti XVI: vërtet nuk mendoi fare për vetveten, por për Kishën; mendoi për domosdoshmërinë që Ungjilli të vraponte edhe më shpejt në udhët e botës, e cila rrezikohet ta humbasë kuptimin e vetë jetës. E ja që kjo spirale, e hapur nga Benedikti XVI, dhe karizma e Papës Françesku, që me thjeshtësi - do të thosha të njëjtë me atë të Benediktit – po prekin thellë zemrat e burrave të grave.

Pyetje: - Kur u takua me Papën Benedikti, në Kastel Gandolfo, Papa Françesku tha: “Jemi vëllezër!”. Ja, pra, është vëllazëri në përvujtëri, për të mirën e Kishës...

Përgjigje: - Nuk ka dyshim. Duhet të them se duke parë këto dy figura, më vinë pa dashur në mendje edhe figurat e atyre, që i paraprinë. Mendoj për Gjonin XXIII, për Papën Luçiani e edhe për Gjon Palin II e Palin VI... Ja, historia e këtye papëve gërshetohet në këto dy figura të fundit papnore. Vërtet, pesonalisht duhet të them se është për të falënderuar fort Zotin, që na dha Papë si këta, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në Kishë e në Botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.