2013-04-19 19:24:44

Kosovë: marrëveshje historike, të vihet në jetë menjëherë.


"Marrëveshje historike, që duhet vënë në jetë menjëherë”: Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Josè Manuel Barroso, duartroket përfundimin pozitiv të bisedimeve të vështira ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe i përgëzon kryeministrat e të dy vendeve, që treguan impenjim, guxim e vizion. Kam besim se marrëveshja e arritur nga të dyja palët, do të përgatisë terrenin që Këshilli i BE-së të marrë vendime mbi hapat e mëtejshme të Serbisë e të Kosovës drejt Evropës. Kështu do të plotësohet dhe dëshira e qytetarëve të rajonit për ta bërë realitet perspektivën evropiane. E kjo është vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Evropës jug-lindore dhe të Bashkimit Evropian, në tërësi.
Një hap i madh përpara për paqen e sigurinë në rajon – kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Natos, Rasmusen për marrëveshjen e nënshkruar në Bruklsel. Do t’i japë një shtytje të re integrimit euro-atlantik të Ballkanit perëndimor, shtoi.Edhe Franca e përshëndeti marrëveshjen historike, si hap i pashembullt për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve e dhe për t’u krijuar popullsive mundësinë të ecin të sigurtë drejt një ardhmërie më të mirë. E pohoi këtë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Philippe Lalliot.







All the contents on this site are copyrighted ©.