2013-04-19 16:06:57

Drejtësia shoqërore dhe popullsitë autoktone, në qendër të takimit të Papës Françesku me presidentin e Ekuadorit.


Papa Françesku priti, sot paradite, në Vatikan, presidentin e Republikës së Ekuadorit, Rafael Vicente Correa Delgado. Gjatë takimit të ngrohtë e miqësor, u fol kryesisht mbi ndihmesën e Kishës Katolike në sektorë të ndryshëm të jetës shoqërore në vend dhe mbi rëndësinë e dialogut të sinqertë e të vazhdueshëm ndërmjet Kishës e Shtetit, për të përballuar sfidat themelore të shoqërisë. Më pas, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u nënvizua vlera e drejtësisë shoqërore, e solidaritetit dhe e ndihmës reciproke, në kërkim të së mirës së përbashkët. Së fundi, nënvizon nota, u fol për temat e aktualitetit në zonë, temën e respektit për popullsitë vendase, për kulturën e tyre si dhe temën e mbrojtjes së ambientit.







All the contents on this site are copyrighted ©.