2013-04-18 15:21:09

Papa Françesku ipeshkvijve argjentinas: “Kisha të jetë misionare, jo autoreferenciale”


Veprimtaria baritore e Kishës duhet të ketë si pik kyçe aspektin misionar. E tërë puna ungjillëzuese duhet të kuptohet plotësisht nën prizëm misionare. Kështu shprehet Papa Françesku në një letër dërguar ipeshkvijve katolikë të Argjentinës me rastin e Asamblesë së tyre Plenare që po zhvillohet në Pilar deri më 20 prill. Ati i Shenjtë Bergoglio përshëndet përzemërsisht prelatët argjentinas dhe flet për dy dokumente të rëndësishme kishtare, të cilat Papa Françesku i konsideron si pika referimi për punimet e tyre. Këto dokumente janë ‘Dokumenti i Aparecides’ i konferencës ipeshkvnore të Amerikës Latine dhe ‘Të dalim në det të hapur’ ai i konferencës ipeshkvnore të Argjentinës “”.
Asambleja Plenare e ipeshkvijve katolikë argjentinas është një takim në të cilin është dashur të merrte pjesë edhe vet kardinali Bergoglio i cili, u zgjodh Papë, e prandaj kërkon ndjesë që nuk mund të marr pjesë pasi që – shkruan – “angazhimet e kohëve të fundit” ma kanë bërë të pamundur. Papa i nxit ipeshkvijtë dhe Kishën “të dalin e të shkojnë drejt periferive ekzistenciale dhe të rriten e të përforcohen në parruzi, do të thotë në liri të plotë të kumtimit”. “Një Kishë që nuk del nga vetvetja, shpjet apo vonë, sëmuret në atmosferën e dhomave të llastuara e të ndotura në të cilat është ngujuar”. E nëse është e vërtetë që, siç i ndodh çdokujt, duke dal jashtë shtëpisë mund të hasesh në ndonjë aksident, - konstaton Ati i Shenjtë Bergoglio – “preferoj një mijë herë më parë një kishë të aksidentuar se të sëmurë”. Sëmundja tipike e Kishës – vijon Papa Françesku – vazhdon të jetë kënaqja me vetveten, të shikosh vetëm vetveten, të punosh për vetvete, të veçohesh nga të gjithë, të përkulesh mbi veten”. Papa Bergoglio flet për “narcisizmin që të çon në spiritualitetin mondan e në klerikalizmin e ndërlikuar” e nuk lejon të përjetosh “gëzimin e butë e ngushëllues të ungjillëzimit”. Ati i Shenjtë Françesku përfundon letrën duke i drejtuar një përshëndetje të veçantë popullit argjentinas, një përqafim vëllazëror prelatëve e; duke u kërkuar atyre t’i lutën Zotit që “mos mburrem – shkruan – e të di të dëgjoj atë që Zoti do e ajo atë unë dua”.
Po kujtojmë se në programin e kësaj Asambleje plenare të ipeshkvijve katolikë të Argjentinës është “drejtësia, demokracia e Kushtetua kombëtare”, lidhur me reformën e drejtësisë paraqitur nga kreu i Shtetit, Cristina Fernandez Kichner, zgjedhja e Papës Françesku, i pari Papë argjentinas në histori dhe përgatitjet për Kongresin e IV Misionar kombëtar që do të hapet më 17 gushtin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.