2013-04-17 14:38:07

Thirrja e Papës për të dëmtuarit nga tërmeti në Iran e Pakistan


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku bëri një thirrje të fuqishme për të dëmtuarit nga tërmeti në Iran e në Pakistan:
“Mora vesh me trishtim për tërmetin e fortë, që dëmtoi popullsitë e Iranit dhe të Pakistanit, duke sjellë vdekje, vuajtje, shkatërrim. I lartoj Zotit lutjen për viktimat e për të gjithë ata, që vuajnë. Dëshiroj t’i shfaq popullit iranian e atij pakistanez, gjithë afërsinë time”.
Ndërkaq, toka vazhdon të lëkundet akoma në juglindje të Iranit, pas tërmetit prej 7,8 ballësh të shkallës Rihter, që shkatërroi provincën Sishtan Balukistan. Teherani jep një bilanc prej 41 viktimash e mëse 170 të plagosur, por akoma shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja. Në Pakistan, autoritetet raportojnë për 34 të vdekur. SHBA-të dhe OKB-ja janë ofruar të dërgojnë ndihma në Iran, por Republika Islamike ka refuzuar.
Tërmeti i djeshëm është më i fuqishmi, që ka rënë në këtë rajon, që prej 40 vjetësh. Fati i banorëve, që tërmeti e pati epiqendrën në thellësinë 90 km, në një zonë me dendësi të ulët popullsie. Pjesa pakistaneze e Balukistanit është gjithsesi më e dëmtuara, me dhjetra viktima, qindra të plagosur e rreth njëmijë shtëpi të shkatërruara.







All the contents on this site are copyrighted ©.