2013-04-17 16:00:19

Papa: Messi i dhuron bluzën e Barcelonës me autograf


Një dhuratë e veçantë për Papën nga njëri prej “tifozëve” të tij argjentinas. Disa meshtarë i dorëzuan sot paradite Atit të Shenjtë, bluzën ‘blaugrana’, me autografin e Leo Messi-t, katër herë Top i Artë e yll i Barcelonës. Bluza e kampionit argjentinas i shtohet asaj të Spanjës, nënshkruar nga të gjithë lojtarët e kombëtares, kampione e botës, të cilën kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ia dhuroi Papës Françesku të hënën e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.