2013-04-17 16:17:56

Në Londër, funeral me nderime ushtarake për ish-kryeministren Margaret Thatcher


Ditë zie në Londër për funeralin e ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher. Në ceremoninë e kremtuar në katedralen e Shën Palit, qenë të pranishëm 2300 vetë, ndër të cilët, krerët e autoritetet e 170 vendeve të botës. Morën pjesë në këtë funeral, që nuk është shteti, pasi “Gruaja e hekurt” nuk ka dashur, edhe mbretëresha Elizabeta II me të shoqin, princin Filip. Gjithsesi, ish-kryeministrja pati nderime ushtarake e për herë të parë pas funeralit të Çurçillit në vitin 1965, ora e famshme londineze Big Ben u ndal për t’u lënë vendin këmbanave.
Trupi i Margaret Thatcher, siç e ka lënë vetë me amanet, u dogj me një ceremoni private, për të pushuar pranë të shoqit, në Royal Hospital Chelsea, shtëpia e pleqërisë për ushtarët e Mbretëreshës. Aty do të flejë përgjithmonë gruaja, që bashkoi në funeral miq e armiq, njerëz, që së bashku me të, ia kanë ndërruar faqen Britanisë së Madhe gjatë 30 vjetëve të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.