Imzot Pontier president i ri i Konferencës ipeshkvnore të Francës
Kryeipeshkvi i Marséjt, imzot Goerges Pontier, është zgjedhur sot president i konferencës
katolike ipeshkvnore të Francës. Pason imzot André Vingt-Trois, kardinalin-kryeipeshkëv
të Parisit, në përfundim të mandatit. Shuguruar ipeshkëv në mars të vitit 1988, imzot
Pontier është kryeipeshkëv i Marséjt nga 2006 e deri më tani ka qenë president i komitetit
‘Studime e projekte të Konferencës së ipeshkvijve të Francës’. Lindur më 1 maj 1934,
imzot Pontier është diplomuar në teologji e në letërsi moderne.