2013-04-16 15:25:09

Tërmet i fuqishëm në Iran


Një tërmet i fuqishëm prej gati 8 ballësh të shkallës Rihter, lëkundi sot zonën kufitare ndërmjet Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit. U ndje në të gjithë Azinë dhe në Lindjen e Mesme. Në Republikën Islamike numërohen mëse 80 viktima, por bilanci është i destinuar të rritet dramatikisht. Në vendet e Gjirit Persik, njerëzit janë larguar sidomos nga pallatet e larta e qiellgërvishësit.








All the contents on this site are copyrighted ©.