2013-04-12 18:26:07

Vitorio Mesori: “Për një muaj, Papa Françesku fitoi zemrën e njerëzve”


Njeri i të varfërve dhe i paqes. Një muaj pas zgjedhjes, në mbrëmjen e 13 marsit, Françesku po ia ndryshon fytyrën Kishës. Jezuiti, që vjen nga fundi i botës, po e përshkon rrugën e tij, si ipeshkëv i popullit, ashtu si u shpreh ai vetë në përshëndetjen e parë në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa hyri menjëherë në përkim me njerëzit, pohon shkrimtari dhe studiuesi i njohur katolik Vitorio Mesori. Pavarësisht nga shenjtëria dhe thellësia e jashtëzakonshme, për shumëkënd, Papa Ratzinger ishte, e është, intelektual i madh. Ndërsa Papa Bergolio shikohet si prift i popullit, si famullitar, që u uron njerëzve drekën e mirë e i pyet si janë me shëndet.
Njerëzit, vijon shkrimtari katolik, e shikonin Benediktin XVI si mësues e teolog; Françeskun, si bari, si prift, të cilin e takon në mëngjes duke bërë shpenzimet e ditës. E kjo u pëlqen shumë.
Autori i librit “Kisha e Françeskut” i fton të gjithë ta njohin mesazhin e Papës argjentinas. Nëse Papa për ne është simpatik, aq më mirë, nënvizon, por të mos harrojmë: Papa nuk duhet t’u pëlqejë njerëzve si njeri, por si rojtar e mësues feje.Lidhur me Papën Bergolio tregohen një mori anekdotash, duke nisur nga historia e këpucëve, për të cilat thuhet se nguli këmbë në një emision televiziv. Për të kuptuar mesazhin e Françeskut, përfundon Mesori, duhet të shikosh përtej këtyre gjërave, të reflektosh për fjalët, që thotë e që na nxisin të mendojmë shumë më thellë.







All the contents on this site are copyrighted ©.