2013-04-12 16:31:39

Parandalimi i riciklimit të parave dhe transparenca financiare, impenjim i vazhdueshëm i Selisë së Shenjtë


Selia e Shenjtë vazhdon dialogun e saj me Moneyval, Komitetin e Këshillit të Evropës, që vlerëson masat kundër riciklimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Të martën, Komiteti vendosi që “Report Progess” i ardhshëm i Selisë së Shenjtë dhe i Qytet-Shtetit të Vatikanit të paraqitet në dhjetor të këtij viti. Përveç kësaj, Komiteti ka pranuar propozimin e Selisë së Shenjtë, që ky raport të mos përfshijë vetëm përgjigjet ndaj rekomandimeve kryesore, por të gjitha fushat e parashikuara. Kështu, Vatikani, me iniciativën e vet, do të paraqesë masat e marra gjatë vitit të fundit për të forcuar legjislacionin në këtë fushë.







All the contents on this site are copyrighted ©.