2013-04-12 16:49:45

Një muaj pas zgjedhjes së Papës Françesku, kthesë në dialogun me Islamin


“Papa Françesku po ndihmon për një kthesë të rëndësishme në dialogun ndërfetar. Këtë ndryshim po e perceptojnë edhe bashkësitë arabe”. Shprehet kështu Foad Aodi, kryetar i Bashkësisë së botës arabe në Itali, një muaj pas zgjedhjes së Papës Bergolio më fronin e Shën Pjetrit. Në Kishë, nënvizon, ndjehet një frymë më e thellë dialogu me Islamin, por edhe vëmendje më e madhe për të varfërit. Papa Françesku është shumë pranë Botës së Tretë, prej këndej, shumë pranë njerëzve: mund të jetë Papa i emigrantëve.
Duhet mbështetur - thekson Aodi – e vijon: ne, si bashkësi e botës arabe, jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim. E kjo, sepse mesazhi e Papës Françesku është tepër njerëzor.
Në të njëjtën vijë është edhe Hamza Robert Pikardi, një nga themeluesit e Unionit të bashkësive dhe organizatave islamike në Itali (Ucoii). Me Françeskun, shpjegon, ndjehet një kthesë e madhe në dialogun me Islamin. Që në fjalimet e para tregoi vëmendje të veçantë ndaj botës islamike. E nuk është e rastit që zgjodhi emrin e Shenjtit të Asizit, i cili dialogoi me Sulltanin. Për Ucoii, ka ndryshuar posaçërisht stili i komunikimit, sepse Papa i parë jezuit ka aftësinë të prekë zemrat e besimtarëve e të jo besimtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.