2013-04-12 16:26:01

Muaji i parë i papnisë së Horhe Mario Bergolios


Me 13 prill kalon muaji i parë i papnisë së Atit të Shenjtë, Horhe Mario Bergolio. Kujtojmë se Papa i 266-të i historisë së krishterimit u zgjodh më 13 mars, pas votimit të pestë. Tymi i bardhë mbi Kapelën Sikstine u duk në orën 19.06, ndërsa në orën 20.22, Papa Françesku doli në Lozhën Qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit për t’u dhënë bekimin gjithë besimtarëve.
Gjatë këtij muaji, Ati i Shenjtë ka përvijuar një magjister, që e do Kishën të varfër për të varfërit, shumë afër njerëzve, siç e ka treguar jo vetëm me fjalët, por edhe me gjestet, që kanë karakterizuar këtë kohë të shkurtër të papnisë së tij. E stili i tij u pëlqen njerëzve, madje edhe jo besimtarëve. Në Itali, 84% e italianëve e 62% e jo katolikëve janë entuziaztë për Papën Françesku, i cili, me mënyrën e tij të komunikimit, po mbush jo vetëm sheshet, por edhe kishat. Mëse 50% e italianëve e ndjen veten më afër Kishës se më parë e 2 ndër 10 jo katolikë i janë afruar Kishës pasi kanë dëgjuar Papën argjentinas. Këto shifra konfirmohen edhe në vende të tjera të botës, si për shembull, në SHBA-të, siç na informon Aurela Nomani nga Nju Jorku….......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.