2013-04-11 13:53:09

Papa Françesku priti Kryeministrin e Mozambikut, impenjimi i Kishës për paqe e zhvillim


Ati i Shenjtë Françesku priti sot në Audiencë në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministrin e Mozambikut, Shkëlqesinë e Tij zotin Alberto Clementino Vaquina, i cili pas takimin me Papën u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Tarçizio Bertone, shoqëruar nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, shkëlqesia e tij imzot Domunique Mamberti.
Gjatë bisedimeve të përzemërta, Kryeministri i shprehi Atit të Shenjtë përgëzimet e popullit të Mozambikut për zgjedhjen e Tij në Selinë Papnore. Në vazhdim të bashkëbisedimeve u vlerësuan pozitivisht marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Mozambikut, të cilat janë konsoliduar edhe më shumë nga Marrëveshja bilaterale ndërmjet Palëve, nënshkruar më 7 dhjetorin e 2011 e ratifikuar vitin e kaluar. Gjatë bisedimeve, u fol në mënyrë të veçantë mbi kontributin pozitiv që Kisha katolike ka dhënë për paqen dhe zhvillimin e Vendit, sidomos për veprat e saj në fushën edukative, bamirëse e atë të ndihmave shoqërore. Së fundit, shkurtimisht u përshkuan disa sfida e problematika që aktualisht interesojnë Afrikën jugore.







All the contents on this site are copyrighted ©.