2013-04-11 15:16:28

Papa Françesku, të pastrehëve të Romës: lutuni për mua, jam në dispozicionin tuaj


“Ju falenderoj për gjestin e afërsisë e të dashurisë. Zoti jua shpërbleftë”: kështu i përshendet Papa Françesku, të gjithë njerëzit, që strehohen në Qendrat e Karitasit të Romës, përmes një letre dërguar drejtorit, imzot Enriko Feroçi.
“Faleminderit – lexohet në letrën e Papës publikuar në faqen e internetit të Karitasit – edhe që luteni për mua e ju ftoj të vazhdoni, sepse kam shumë nevojë. Ta dini që ju kam në zemër e jam në dispozicionin tuaj”, thotë Papa. Në fund, lutja e Atit të Shenjtë që Jezusi t’i bekojë e Zoja e Bekuar t’i mbrojë të pastrehët. Nuk mungon edhe stili karakteristik i Papës Bergoglio, që në fund të letrës nënshkruan “Vëllazërisht, Françesku”.
Ati i Shenjtë Bergoglio i përgjigjet kështu letrës së të pastrehëve, që më 27 marsin e kaluar, gjithnjë përmes imzot Feroçit, i patën uruar Papës mirëseardhjen. Letra iu dorëzua Papës Bergolio, në fund të Meshës së Bagmit, nga drejtori i Karitasit dhe nga meshtarë të tjerë romakë.







All the contents on this site are copyrighted ©.