2013-04-10 18:06:12

Papa vëllezërve e motrave arabe: guxim përballë së keqes.


Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku kujtoi vëllezërit e motrat e dashura arabe, me një përshëndetje plot optimizëm. Duke u dhënë zemër, u kujtoi se Ngjallja e Krishtit është siguria, mbi të cilën duhet ta ndërtojmë gjithë jetën tonë, gjithë veprimtarinë tonë të përditshme. Më pas, thirrja: “Mos t’ju lëshojë zemra përballë së keqes e vdekjes, sepse Krishti na siguroi: ‘Jua thashë këtë, që të keni paqe në mua. Në botë do të pësoni vuajtje e trazira, por kini guxim, unë e munda botën!’. Paqja e Zotit qoftë përherë me ju!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.