2013-04-10 15:44:22

Ipeshkvijtë koreanë: Veriu kërcënon botën, për arsye ekonomike


Koreja e Veriut do ndihma financiare nga jashtë, pa e ulur hundën: kjo është analiza e ipeshkvijve katolikë koreanë, të cilët, me trishtim, vërejnë se tensioni i krijuar nga kërcënimet e Piongiangut, pështjellon botën. Gjatë 60 vjetëve të fundit, deklaron kreu i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Pjetër Kang U-il, në Korenë e Veriut ka mbizotëruar autarkia e diktatorëve, duke e shkatërruar krejtësisht ekonominë. Ipeshkvi i fton të gjithë koreanët të luten për paqen, por edhe t’i kërkojnë Zotit mëshirë për oligarkinë e “të çmëndurve”, që po u shkakton njerëzve vetëm uri, vuajtje, dhunë e vdekje.
Ndërkaq, tensioni ndërmjet dy Koreve arrin në qiell. Seuli dhe Uashingtoni e kanë rritur nivelin e alarmit ushtarak, para kërcënimeve për hedhjen e raketave nga ana e Piongiangut. Kina ka mbyllur njërën nga pikat kufitare me Korenë e Veriut, nga e cila nuk mund të kalojnë më turistë, por vetëm mallra. Shtëpia e Bardhë flet për retorikë të padobishme, por fotografitë satelitare flasin qartë: Piongiangu i ka gati raketat “Musudan” dhe “Scud”, të cilat mund të përshkojnë teorikisht 4 mijë kilometra. Edhe Japonia ka rreshtuar raketat “Patriot” vetëm pak larg Tokios. Nesër, do të shkojë në Seul, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, pavarësisht se për një vizitë të programuar prej kohësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.