2013-04-09 13:03:13

Romë: Takim ndërkombëtar me temë: “Lëvizjet e reja rregulltare, sfidë për Kishën katolike”


Sot, pranë shtëpisë së Bariut të Mirë, në Romë, u hap takimi ndërkombëtar, organizuar nga Konferenca ipeshkvnore gjermane, me temë: “Ungjillorët, Pentekostalët, karizmatikët. Lëvizjet e reja rregulltare, sfidë për Kishën Katolike”. Gjatë takimit, që do të vijojë deri më 11 prill, çdo ditë do të ketë një sesion pune, në të cilin do të preken probleme të veçanta. Sot u fol për “Zhvillimet dhe kontekstet e lëvizjeve të reja fetare”: nesër do të preket tema: “Fenomeni i lëvizjeve të reja fetare, parë nga këndvështrime të ndryshme”, ndërsa më 11 prill: “Përfundime për punën baritore të Kishës Katolike”.
Punimet do të mbyllen nga kardinali Kurt Koh, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.
Të pranishëm, shumë studiues, ardhur nga të katër anët e botës, shumica prelatë të njohur të Kishës Katolike.








All the contents on this site are copyrighted ©.