2013-04-09 10:59:18

Ngushëllimet e kryeministrit të Kosovës për vdekjen e Margaret Thatcher


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron me rastin e vdekjes së ish-kryeministres Margaret Thatcher. Në të thuhet:
I nderuari kryeministër Cameron,
Me dhembje të madhe mora lajmin që ish-kryeministrja Margaret Thatcher ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.
Duke çmuar veprën e ish-kryeministres Thatcher në krye të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në momente tejet vendimtare, dua të theksoj se personaliteti i saj i lartë do të jetë shembull pozitiv për liderë dhe burrështetas në mbarë botën.
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës edhe në këtë moment dhembje shprehin mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, me rastin e ndërrimit të jetës së ish-kryeministres Margaret Thatcher.







All the contents on this site are copyrighted ©.