2013-04-09 13:03:37

Kinë: vdiq imzot Qiang Jurong, i dënuar gjatë Revolucionit kulturor me 25 vjet punë “riedukuese”.


Kisha Katolike në Kinë është në zi për vdekjen e imzot Tomazo Qian Jurong, që vdiq nga një sëmundje mushkërisht në Ksuzhou (Kina kontinentale). I lindur në një familje me tradita të lashta katolike, u shqua gjatë jetës për dashurinë e tij të krishterë si besimtar, si meshtar(1945) e si ipeshkëv(1959). E kreu me zell të madh misionin e tij, duke përballuar edhe persekutimin. Gjatë Revolucionit kulturor u dënua me punë të detyruar riedukuese në industrinë kimike. Po ai vijoi të mbetej njeri i fesë, i thjeshtë, aktiv në punën për formimin e meshtarëve e të rregulltarëve, plot zell në përpjekjen për rikthimin e pronave të Kishës. I lodhur nga vitet e gjata të punës së detyruar e nga mosha, u tërhoq nga misioni baritor më 2011. Gjithsesi mbeti gjithnjë pranë besimtarëve, deri në ditën kur ndërroi jetë. Prej këndej, në salikimet e tij, në Kishën e Zemrës së Krishtit, ishin të pranishëm dhjetra meshtarë, rregultarë e rregulltare dhe më se 25 mijë besimtarë, përfaqësues të shtatë kishave.








All the contents on this site are copyrighted ©.