2013-04-09 14:51:34

Kardinali Ravazi për kuvendin mbi mjekësinë ripërtëritëse: feja, ngushëllim për ata që vuajnë


Feja, si ngushëllim për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurëve. Kështu nënvizoi kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Xhanfranko Ravazi, në konferencën e shtypit, gjatë së cilës u paraqit sot kuvendi ndërkombëtar “Mjekësia ripërtëritëse: ndryshim themelor në shkencë e në kulturë”, që do të mbahet në Vatikan nga data 11 deri më 13 prill.
Në veçanti, kardinali Ravazi vuri në dukje nevojën “për ta kuptuar dramën e vuajtjes. Feja – tha – e pranon pjesëmarrjen në zhvillimin pozitiv, jo vetëm duke dhënë një këndvështrim shpirtëror, por edhe duke u impenjuar konkretisht”.
Ky impenjim, vuri në dukje kardinali, duhet të synojë amortizimin e kostos, që duhet të paguajnë ato familje, në gjirin e të cilave ka të sëmurë rëndë, me forma të ndryshme degjenerative. Është e dosmodoshme, theksoi kreu i dikasterit vatikanas për kulturën, të punojmë që këta njerëz të ndihmohen, të mbështeten e t’u sigurohet edhe mirëqënie ekonomike.
Kujtojmë se Kisha Katolike është në favor të përdorimit të qelizave burimore të rritura për kurimin e të gjitha sëmundjeve, sidomos atyre degjenerative, por kundër përdorimit të qelizave embrionale.







All the contents on this site are copyrighted ©.