2013-04-09 15:52:15

Bashkësia shqiptare në Itali e në SHBA-të. Kujdesi i Kishës Katolike


Të premten e kaluar, ju njohëm me bashkësinë shqiptare në Itali, përmes intervistës me eksperten për emigracionin në Ministrinë italiane të Punës dhe të Çështjeve Sociale, Anila Husha. Qenë një sërë të dhënash e numrash, që përshkruanin përmasat dhe impenjimin e shqiptarëve në punë e në shkollë. Duke mos dashur t’i lemë këto numra pa shpirt, ia drejtuam mikrofonin një meshtari, don Lulash Brrakaj, i cili ndodhet prej vitesh në dioqezën « Porto Santa Rufina » pranë Romës, ku punon edhe me emigrantët shqiptarë. Kujtojmë se Kisha Katolike ka menduar prej kohësh për bashkësinë shqiptare në Itali, duke caktuar një përgjegjës baritor për të, arbëreshin don Pasquale Ferraro dhe, duke i dhënë për përdorim emigrantëve disa kisha, në të gjithë vendin. Në Romë, kjo kishë është ajo e shën Gjonit të Malvës, në sheshin me të njëjtin emër në Trastevere. Por të dëgjojmë don Lulashin, i cili na tregon edhe për thirrjen e tij…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.