2013-04-08 10:43:36

Papa Françesku përshëndeti besimtarët nga Lozha e Bazilikës Lateranense


Pas Meshës solemne për marrjen në dorëzim të Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, si ipeshkëv i Romës, Papa Françesku doli në Lozhën e kishës katedrale dhe përshëndeti mijëra besimtarët, që ndodheshin jashtë e që e brohoritën e duartrokitën vazhdimisht. Përshëndetja e tij, jashtë programit, qe një gjest i improvizuar për të treguar dashurinë e përzemërsinë e Atit të Shenjtë për romakët. Por ja fjalët e Papës:
« Vëllezër e motra, mirëmbrëma!
Ju falenderoj shumë për shoqërinë tuaj në Meshën e sotme. Faleminderit nga zemra! Ju kërkoj të luteni për mua, sepse kam nevojë, mos e harroni këtë. Faleminderit të gjithëve! E le të ecim përpara të gjithë së bashku, populli e ipeshkvi, të gjithë së bashku, gjithmonë përpara me gëzimin e Ringjalljes së Jezusit. Ai është gjithnjë pranë nesh.
Zoti ju bekoftë
Shumë faleminderit! Shihemi së shpejti! »








All the contents on this site are copyrighted ©.