2013-04-06 16:56:01

Përmbytjet në Argjentinë: në emër të Papës, Cor Unum cakton 50 mijë dollarë për ndihma


Këshilli Papnor Cor Unum, në emër të Atit të Shenjtë, vuri në dispozicion, përmes Nunciaturës Apostolike në Argjentinë, 50 mijë dollarë për ndihmat e emergjencës, në favor të kryedioqezit të La Platës, për t’i mbështetur popullsitë e dëmtuara nga përmbytjet, që kanë shkaktuar deti tani 57 viktima. Kjo dhuratë u shtohet ndihmave të Kishës vendase e të organizmave katolike të bamirësisë, që u aktivizuan që në çastin e parë në këtë veprimtari të ngutshme bamirëse.








All the contents on this site are copyrighted ©.