2013-04-05 18:00:44

Shqiptarët në Itali, 20 vjet pas komunizmit. Flet Anila Husha


“Paqe në mbarë botën, ende e përçarë nga babëzia e njerëzve, gjithnjë në kërkim të fitimit të lehtë, e plagosur nga egoizmi, kërcënim për jetën njerëzore e familjen, egoizëm që vijon tregtinë e njerëzve, skllavërinë më të përhapur të shekullit të 21-të. Paqe në mbarë botën, që brehet nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës e nga shfrytëzimi i padrejtë i burimeve natyrore! Paqe mbi Tokën tonë!”
Këto fjalë të Papës Françesku, në mesazhin “Urbi et Orbi” të Pashkëve të sivjetme shpjegojnë, në katër rreshta, arsyet që i nxisin njerëzit të lëvizin nga shtëpitë e tyre, në kërkim të një jete më të mirë, por edhe rreziqet që hasin rrugës emigrantët e shumtë. Ndër ta, shqiptarët, që janë përhapur kudo në botë, si zogjtë e korbit. 20 vjet pas eksodit, që pasoi rënien e komunizmit në Shqipëri, bashkësia shqiptare në Itali bën bilancin. Në një konferencë të organizuar nga shoqata “Occhioblu – Ana Cenerini Bova”, në bashkëpunim me Karitasin Italian, u analizuan në Romë, aspekte të ndryshme të jetës së kësaj bashkësie, nga të cilat po veçojmë të dhënat e paraqitura nga Anila Husha, zv. Presidente e shoqatës, që e merr emrin nga “Syri i kaltër”, por edhe nga gruaja e ndjerë e Mario Bovës, dikur ambasador i Italisë në Shqipëri dhe mik i popullit shqiptar. Anila Hushës, e cila është edhe eksperte për emigracionin në Ministrinë Italiane të Punës dhe të Çështjeve Sociale, i kërkuam të na përshkruajë kuadrin e përgjithshëm të jetës së shqiptarëve në Itali. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.