2013-04-05 15:57:24

Papa Françesku: të vendosur kundër atyre, që abuzojnë me të miturit


Të vazhdohet në “vijën e Benediktit XVI” kundër atyre anëtarëve të klerit, që abuzojnë me të miturit. Qe i prerë Papa Françesku, sot paradite, në takimin me prefektin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë, imzot Gerhard Myler. Këtë dikaster, lexohet në një komunikatë, Papa “e porositi në mënyrë të veçantë”, të veprojë “me vendosmëri përsa i përket çështjeve të abzuimeve seksuale, duke marrë, para së gjithash, masa për mbrojtjen e të miturve, duke ndihmuar ata që kanë pësuar në të kaluarën nga kjo dhunë, duke nxitur proceset gjyqësore kundër fajtorëve, si edhe impenjimin e Konferencave Ipeshkvnore në formulimin dhe zbatimin e direktivave të nevojshme në këtë fushë, kaq të rëndësishme për dëshminë e Kishës dhe për besueshmërinë e saj”.
Komunikata përfundon me pohimin se Papa Françesku u siguron viktimave të abuzimit gjithë kujdesin, vëmendjen e lutjen e tij personale.








All the contents on this site are copyrighted ©.