2013-04-04 15:12:51

Mbledhja plenare e Komisionit Papnor Biblik me temë: “Frymëzimi dhe vërtetësia e Biblës”.


Komisioni Papnor Biblik do ta mbajë sesionin e tij plenar nga 8 deri më 12 prill, pranë Domus Sanctae Marthae, nën kryesinë e imzot Gerhard Ludvig Myler.
Punimet e asamblesë do t’i drejtojë Atë Klemens Stok, sekretar i përgjithshëm i Komisionit.
Gjatë takimit, anëtarët do të përfundojnë studimin me temë: “Frymëzimi dhe vërtetësia e Biblës”. Prej disa vitesh, Komisioni ka vendosur t’i përqendrojë forcat në përpjekjen për të studiuar mënyrën si paraqitet tema e frymëzimit dhe ajo e vërtetësisë në Librat e ndryshëm të Shkrimit Shenjt. Reflektimi synon të japë një ndihmesë pozitive që, përmes kuptimit të koncepteve të frymëzimit e të vërtetësisë, Fjala e Zotit të pranohet nga të gjithë besimtarët në mënyrë gjithnjë më të përshtatshme për këtë dhuartë të veçantë, në të cilën Zoti komunikon vetë dhe i fton të gjithë njerëzit të komunikojnë me Të.








All the contents on this site are copyrighted ©.