2013-04-03 13:10:26

Papa në audiencën e përgjithshme: “Ngjallja e Krishtit, është forca jonë”.


Ngjallja e Krishtit është forca jonë. Këtë theksoi Papa Françesku gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e 30 mijë vetëve.
Shën Pali Apostull, theksoi Papa gjatë audiencës, pohon: “Në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk u ngjall, atëherë i kotë është predikimi ynë e i kotë edhe besimimi juaj. E ju vijoni të jeni ende në mëkate tuaja”.
Për fat të keq, vijoi Ati i Shenjtë, shumë shpesh bëhen përpjekje për ta errësuar besimin në Ngjalljen e Krishtit e, madje, edhe disa nga besimtarët nganjëherë shprehin dyshimet e tyre. Kjo ndodh herë për shkak të cektësisë së fesë, herë tjetër, për shkak të indiferencës, sepse njerëzit, të zënë siç janë me njëmijë punë, të cilat u duken më të rëndësishme se feja, krijojnë një vizion vetëm horizontal të jetës. Nuk janë në gjendje t’i lartojnë sytë nga qielli e ta shikojnë Krishtin e ngjallur. Është pikërisht Ngjallja, që na hap udhën e jetës sonë e të jetës së ardhshme në botën e amshuar të Zotit, në lumturinë e plotë, me sigurinë se njeriu mund të fitojë mbi të keqen, mbi mëkatin, mbi vdekjen. E kjo na ndihmon t’i jetojmë më me besim e t’i përballojmë më me guxim e shpresë, ngjarjet e përditshme.
Ngjallja e Krishtit, ripohoi me forcë Papa Françesku, ndriçon me një dritë të re ngjarjet e jetës së e përditshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.