2013-03-31 12:18:58

Dy fjalë për Bekimin ‘Urbi et Orbi”, drejtuar Romës e Botës.


Urbi et Orbi është shprehje latine, që do të thotë “Qytetit (Romës) dhe Botës”, fjalë për fjalë: “all’ Urbe e all’ Orbe”. Në ditët tona kjo formulë përdoret në bulat papnore dhe në dokumente të tjera të Atit të Shenjtë, si mesazhet ose bekimet drejtuar mbarë botës.
Në komunikimin e përditshëm shprehja mund të përdoret me shaka për të kujtuar ndonjë lajm të thënë ose të botuar, që tashmë e ka marrë vesh “Roma e Bota!”.
‘Urbi et Orbi është bekimi i parë, që jep Papa, në çastin e zgjedhjes së tij në fronin papnor. Patëm fatin ta marrim pak ditë më parë nga Papa Françesku.
Po këtë bekim, Papa e jep çdo vit ditën e Krishtlindjes e të Pashkëve, përballë turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Jepet edhe në raste të veçanta, të jashtëzakonshme.
Bekimi ‘Urbi et Orbi’, që përmban një formulë për zgjidhjen e mëkateve e ndjesën e plotë, shqiptohet në gjuhën latine:
«
Sancti Apostoli Petrus et Paulus, de quorum potestate et auctoritate confidimus, ipsi intercedant pro nobis ad Dominum.
Precibus et meritis beatæ Mariae semper Virginis, beati Michaelis Archangeli, beati Ioannis Baptistæ et sanctorum Apostolorum Petri et Pauli et omnium Sanctorum misereatur vestri omnipotens Deus et dimissis omnibus peccatis vestris, perducat vos Iesus Christus ad vitam æternam.
Indulgentiam, absolutionem et remissionem omnium peccatorum vestrorum, spatium verae et fructuosae pænitentiæ, cor semper pænitens et emendationem vitae, gratiam et consolationem sancti Spiritus et finalem perseverantiam in bonis operibus, tribuat vobis omnipotens et misericors Dominus.
Et benedictio Dei omnipotentis: † Patris et Filii et Spiritus sancti descendat super vos et maneat semper”.

Shqip:

“Apostujt e Shenjtë Pjetër e Pal, mbi pushtetin dhe autoritetin e të cilëve mbështetemi, ndërmjetësofshin për ne para Zotit.
Nëpër lutjet dhe meritat e Marisë gjithmonë virgjër, të të Lumit Shën Mikelit Kryeengjëll, të të Lumit Gjon Pagëzuesit, të shenjtorëve apostuj Pjetër e Pal e të të gjithë shenjtorëve, Zoti i gjithëpushtetshëm pastë mëshirë për ju, duke jua falur të gjitha mëkatet tuaja e Jezu Krishti ju përcjelltë në jetën e pasosur.
Zoti i gjithëpushtetshëm e i mëshirshëm ju dhëntë ndjesë, zgjidhje e falje për të gjitha mëkatet tuaja, kohë pendese të vërtetë e të frytshme, zemër gjithnjë të penduar, kthim në jetë, hir e këshillë nga Shpirti Shenjt e ngulmim të vazhdueshëm në vepra të mira.E bekimi i Hyjit të gjithëpushtetshëm, Atit e Birit e Shpirtit Shenjt zbritët përmbi ju e qoftë me ju përgjithmonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.