Për shumë mot Pashkët! Krishti u Ngjall! Aleluluja! Gëzuar, Aleluluja!
Jezusi, Shëlbuesi ynë, fitonmbi vdekje: Krishti u Ngjall! Aleluja! Me Krishtin
e Ngjallur, jeta dhe historia marrin një kuptim të ri. Me ngjalljen e Tij, gjithçka
nis nga fillimi. Atje ku mbretëron mëkati, tani mbretëron hiri. Kush u varros me Të
në vdekje, sot me Të u ringjall, për të ecur në një rrugë të re, për të filluar një
jetë të re, me vetëdijen se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua së bashku me Krishtin.
Urojmë, pra, që të gjithë të fillojmë një jetë të re, për Zotin, në Krishtin Jezus.
Urime – Gëzuar – Pashkë të bardha! E vërtetëme Krishtin e Ngjallur, jeta dhe historia marrin një kuptim të ri Ishte
një Engjëll ai, që u dha zemër grave të cilat, posa arritën tek Varri i Jezusit, mbretën
të habitura e të shqetësuara pa masë, sepse e gjetën të hapur e të zbrazur. E jashtëzakonshme
domethënia e asaj që ndodhi. Engjëlli i tha: “Mos kini frikë!...është ngjallur, nuk
është këtu, E tani, shkoni e kumtojani këtë lajm Apostujve”. Këto fjalë të Engjëllit,
të cilat i dëgjojmë përsëri e gjithnjë me emocion të brendshëm, kanë vlerë të madhe
edhe për ne. Me ngjalljen e Krishtit gjithçka ndryshon: jeta dhe historia fitojnë
domethënie të re. Na e kujton këtë predikimi i shën Pjetrit Apostull drejtuar turmave
të Jerusalemit. Thjeshtë e qartë Pjetri pohon se “Krishti i kryqëzuar është gjallë,
është ngjallur dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë!” Që atëherë, Kisha nuk ka pushuar
së shpalluri këtë Lajm të Mirë. Është urgjente që të gjithë njerëzit ta njohin e ta
takojnë Krishtin, të kryqëzuar e të ngjallur, e ta lëshojnë veten plotësisht në duart
e Tij. Atyre, të cilët e mirëpresin, Ai ua mbush zemrën me gëzimin e vërtetë, që e
bën të re, të bukur e të pasur me shpresë jetën njerëzore. Galdimi i Pashkëve gëzon
posaçërisht Zojën e Bekuar, e cila pësoi bashkë me Krishtin provën e rëndë të Mundimeve
e të vdekjen me kryqëzim. T’i lutemi Virgjërës Mari ta bëjë gjithnjë më të fortë besimin
tonë në Ngjalljen e Jezu Krishtit Zotit tonë, duke na udhëhequr që ta dëshmojmë në
angazhimin e përditshëm, këtë mesazh të gëzueshëm e themelor të Pashkëve: Krishti
u Ngjall! Aleluluja! Vërtetë u Ngjall, Aleluja!. Ngjallja e Krishtit është
festë për ty Eja vëlla, është për ty kjo festë, ky agim shprese e gëzimi.
Tepër
gjatë ke ecur nëpër natë. Sytë nuk e durojnë më këtë errësirë të dendur, këtë
terr të frikshëm që mbulon çdo gjë. Eja, kemi bërë gati një zjarr, eja, kemi
ndezur një dritë. Tani e tutje edhe ti e di se në Krishtin Jezus të gjithë mund
të fitojmë mbi ankthin e natës e të gjejmë dritën për të shkuar përpara.
Eja,
vëlla, për ty është kjo festë, ky agim ku kujtimi bëhet realitet.
Tepër
gjatë ke ecur në heshtje, si dikush që ka humbur kujtesën, e nuk di nga vjen
e ku shkon. Je takuar me rreziqe e pengesa në vetminë tënde pa mbrojtje. Pa
një fjalë ngushëllimi, pa një fjalë besimi, pa një fjallë vëllazërore. Eja,
e kemi hapur Librin, eja, duam të dëgjojmë një Fjalë jete. Tani e tutje edhe
ti e di se në Krishtin Jezus mund të lidhim të gjithë aleancë në amshim me Zotin
e me njerëzit.
Eja, o vëlla, kjo festë është për ty, ky agim që na bën të
lindim në një jetë të re.
Tepër gjatë ke ecur në shkretëtirë, duke e
lënë pluhurin të ngjitet në lëkurë e në rroba, në zemër e në sy e ta thajë e
ta bëjë eshkë grykën. Eja, këtu është uji i gjallë që gurgullon gjithnjë për
ty, uji i pagëzimit. Tani e tutje edhe ti e di se në Krishtin Jezus mund të
ringjallemi për një jetë të re, si bij të Zotit.
Eja, vëlla, është për ty
kjo festë, kjo tryezë e shtruar, kjo darkë ofruar për të gjithë.
Tepër gjatë
ke ecur pa bukë e pa ujë. Të kanë lënë forcat, energjitë janë shuar. Tani
e tutje edhe ti e di se Krishti Jezus është Buka e Vera e jonë, Korp i thyer,
Gjak i derdhur për jetën e botës.