Atë Fishta: "TË NGJALLUNIT!" 1 U ngjallë s’deknit: or’
prej dore Preja mordes si i ka pshtue? Sí i ka mujtun dyerët mizore, Si ka
pshtue Njai, qi pushtue Kje prej tjerve ‘i herë mbi dhé? Per Njatę jam tue lshue
bé Qi prej s’deknish e gjalloi. 2 U ngjallë s’deknit: ftyra
e gzueshme Nen pelhurë nuk rrin mâ ngrit; U ngjallë s’deknit: e randueshme M’njanë
ânë t’vorrit kaperdít. Prapët mbi tokë rrin rrasa e eper, Porsi i forti qi pin
teper, Tu’ u çue Zoti flakuroi. 3 Porsi kúr per gjysë njaj
shteku, Mbas pushimit n’nji lisní, Prap udhtari jeten preku, E prej krejet
hjedhë n’ajrí Dushku s’thát nji gjethe t’rame, Qi prejdeget ardhë e dame Dalkadalë
mbi tâ u ndesh: 4 Njashtu a’ i forti njatë mermerë, Sypri
vorrit qi randote, Lehtë e dyndi me nji herë, Kúr prej rrahes mjerí- plote U
kthye shpirti e trupit njitë: Tha t’ Hyjnueshmit mbetun ngritë: Çou, se vetë
me Ty jam tesh. 5 T’ Izraelit nder t’topitun Ç’ âsht perhapë
nji fjalë e ré! Ka shndrŷ qiellen si kje pritun Perendija Hyj – me – né? O
t’ topitun, si kje zâni, Ka mbarue per jú zalldani, Aj âsht vetë Shelbuesi Zot. 6
Para Atij n’mbretní t’amshueme Kush bír robit kishte hypun? M’i a
grabitë mbretnís s’shemtueme T’parët e moçem Ai ka zdrypun: D’shiri i bardhë
i motit t’hershem, Friga e rrebtë e anmikut t’mnershem, Ai Ngadhnjyesi folë
kah mot. 7 Njerzvet shęjten qi kallxuene Shka do t’ siellshin
kohët e gjata, Porsi punët qi veç kaluene Fmijvet t’vet u kallzon tata, U
diftue ai Diell i ndritshem, T’ cillin Zoti dheut t’kobitshem Per gojë t’tyne
i a premtoi. 8 Kůr Ageu, kúr Izaija I a dhanë besen rruzullimit Se
do t’ vite ‘i ditë Mesija; Kúr i nçuemun prej rrëmbimit I kndoi ditët qi njehun
ishin Edhe vjet’t qi lé nuk kishin Danieli n’mend pershkoi. 9 Ishte
dritë; e tue lotue Magdalena e tjerat grá Rrijshin t’mbytnin tue vajtue: Nji
termek atë botë qe rá, Fund e maje u dynd Sionne Edhe sogja e patenzone Friget
m’tokë u kalamend. 10 Nji i perjashtmas djalë i rí Ndęj mbi
vorr prej gurit dhęnun: Ishte rrfé, po, duka e tí, Flokut t’borës isht’ petku
i endun: Zęmer- ngrîmes, ‘ cilla e luti I pergjegji njai fjalë- buti: Âsht
ngjallë s’deknit; s’âsht n’ketë vend. 11 Me t’padukshmet petka
mndashit Le t’shkojë t’zbémt e vjollcës s’irnueme; Ari t’shndrisë si para tashit; Zyrja
e Fés kú t’thrret e lume Del, Meshtár, me petka t’mira, Veshun bardh, rrethue
me qira, T’ngjallnin deket tě kallxň. 12 Prej elterit duel
nji zâ: ‘Gzou, o e qiellit Rregjinesha; Gzou; Hy’i nieri n’tý u bâ Kúr e
jona i u çmue vesha, Â’ngjallë, vetë si ‘i herë premtote: Per né lutu: luta
e jote Qo t’jet ligjë Aj i lumi do’. 13 O ju vllazen, kremtja
e Zotit Sot na flet veç gazmend qiellit; Âsht ditë gostet dita e sotit; I
gzon zęmra sot se t’cillit: S’gjindet nanë aq e ngurrueshme, Qi me petka mâ
t’lulzueshme Fmít e vet nuk i veshë sot. 14 I perkuerët t’jét
n’hae bujari; T’két çdo tryeze dhantít e veta: Gostve t’mdhana i pshuem visari Le
t’kalojë nder shpija t’shkreta, Para t’vorfnit tryezen shtrue T’bâjë, i ndershem,
me gazmue N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot. 15 Larg gallata
edhe kelthimi I gazmendit t’panjerzí: Nuk âsht ky, jo, nuk âsht gzimi Qi
ep i drejti n’brohorí; Por i paqët e mrenda vendit, Por qielluer, si shęj gazmendit, Qi
nder valle t’qiellës ushton. 16 O ata t’lumët! mâ i bukur dielli Shdritë
atynve i kremtve t’lume; Por ç’do t’bâjë, fatziu! Nja’ i cilli E dredhë kamben
n’ravë t’shemtueme Qi ke deka ka mbaresen? Në Tenzonë kush e mban shpresen, Me
Tenzonë dikúr gjallon. ______ Atë Gjergj Fishta:
1 pshtue:
shpëtue: - e gjalloi: e ngjalli. 2 Prapët: sjellun per së mbrapshtit.
– Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam dormiens Dominus, tamquam potens crapulatus
a vino. Psalm., LXXVII, 65. – flakuroi: u çue në kambë. 3 njaj shteku
: njij udhtimi. – lisní : lisore, pyllë lisash. – jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi
perpjetë, largoi. - rrahes mjeri- plote : Limbit. 5 shndrŷ qiellen:
çelë deren e qiellës. 7 t’ kobitshem : të mjerë. – per: nëper. 8
rrëmbimit : vegimit, ekstazës. 9 atbot: atëherë, – sogja: roja.
– u kalamend : u muer mendsh. – zemer- ngrimes: Marís Magdalenë. 11 Me
t’padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat. s’irnueme : së nxime, së verenikët. 13
aq e ngurrueshme: qi mos të duejë. 14 I perkuerët: i perkorë (
Bogdani), i ndalun në hae. 15 gallata: shamata. – kelthimi: brima. në
ravë t’shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit. Atë Gjergj Fishta, “Të Ngjallunt”,
“Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 95-99 Shpjegimet
e fjalëve janë të Atë Viktor Volajt.