2013-03-29 12:38:47

Pëlhura e përdorur nga Papa në ritin e larjes së këmbëve, është endur me 720 fije, nga Toka e Shenjtë


Pëlhura apo përparsja, siç quhet tradicionalisht, që përdori Papa Françesku gjatë ritit të larjes së këmbëve në Kazal del Marmo, u realizua prej të rinjve të bashkësisë Vila e Shën Françeskut, në Pedavena. Pëlhura ishte endur me 720 fije të ndryshme, ardhur nga Nazareti, Betlehemi, Tekoa, Tiberiade, Jeriko, Jeruzalemi, As-Samu, Hebroni, Betania, Bet-Hanina, Bet-Xhiallahu, Kana e Cirena, ndërmjet Palestinës, Izraelit e Tokës së Shenjtë. U deshën disa muaj, për ta endur këtë përparëse të jashtëzakonshme, që ka edhe fije nga rrjetat e peshkatarëve të Liqenit të Tiberiades. Të rinjtë deshën të rikrijojnë, kështu, simbolikisht, udhën që përshkoi Jezusi dymijë vjet më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.