2013-03-29 12:39:39

Atë Lombardi: prekës, çasti i larjes së këmbëve.


Tejet prekëse, Mesha e Darkës së Mbrame të Jezusit në burgun e Kazal del Marmo e, posaçërisht, çasti i larjes së këmbëve. Për të flet, në mikrofonin tonë, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Atë Federiko Lombardi, pas përfundimit të ritit:
“Ishin të pranishëm rreth 120 vetë, natyrisht shumica të rinj të institutit, rreth 50 vetë, e edhe përfaqësuesit e kategorive të ndryshme të personelit, që ndjek të rinjtë. Përsa i përket litugjisë së Darkës së Zotit, pas Leximeve, Ati i Shenjtë mbajti një homeli shumë të shkurtër. Ishte më shumë hyrje në gjestin e larjes së këmbëve, si model dashurie e shërbimi. Çasti i larjes së këmbëve qe vërtet prekës. Papa iu afrua radhës së parë të të rinjve. Ishin 12 të rinj, ndërmjet të cilëve, dy myslimanë e dy vajza, e kështu mund të themi se përfaqësonin të gjithë shokët e tyre të Institutit. Papa u gjunjëzua me të dy gjunjtë përtokë gjashtë herë me radhë, sepse çdo herë ua lau këmbët dy të rinjve, që ishin pranë e pranë, E Ati i Shenjtë ua lau këmbët, ua fshiu e pastaj ua puthi njërën këmbë të dymbëdhjetë të rinjve, duke bërë, kështu, këtë akt të mrekullueshëm shërbimi. Tepër prekës e impenjativ, ky akt, që Papa e kreu duke u gjunjëzuar me të dy gjunjtë".







All the contents on this site are copyrighted ©.