Atë Gjergj Fishta: Mater Dolorosa 1Pezull n’mjet
tokës e qiellit, Atje mbi krep t’ Golgotit, N’per ag t’pergjakshem t’diellit Ulë
kryet i Biri i Zotit, Masi me ‘i zâ t’pushtueshem Dha shpirtin e hyjnueshem
Nder duer të Atit t’vet. 2 E Ama, zbè si qiri, Prej dhimbet
bâmun guer, E sheh kah kryet i Biri E ulë permbi krahnuer: E sheh, e mâ fort
zêmra I therë atë botë, e thêmra, Tu’u dridhë, mâ m’tokë s’i shklet, 3
Por, kah s’don me mendue Se i Biri shpirt ka dhânun, I kandet me
kujtue Se Ai don ndo’i fjalë me i thânun; Prandej me dashtuni, I qaset Krygjes
s’Ti E i thotë plot ambelcim: 4 - Qe Nâna e jote, o
Djalë! Qe Nâna, o Bir, ngjat teje! A don me m’thânë ndo’i fjalë, Qi ule
kryet prej meje? - Po a fort gojen t’idhnuene Me atë tamth, qi tash t’a kuene Kta
njerz të lém n’verbim? - 5 Por m’Kryq i Biri shuete, E veç
nji ushtimë termetit Qi t’dekunt n’vorr i shquete, Qi tundte ujët e detit, Qi
male e krepa çáte, Qi n’tempull tisin dáte, Per Tê t’pergjegjun kjè! 6
U dridh atë botë e Ama, Por krejt s’e la shpëresa; E tue shungllue
enè gjâma, Tu’ u trandë e dheut ndertesa, Me dorë kamben ia prekë, N’uzdajë
se nuk ka hjekë, Se shpìrt s’ka dhânë enè. 7 Por se me dorë
tue ndî’, Se kamba ftofun ishte Me gjak e cilla isht’ rî, Tue pá se Djalë
mâ s’kishte, ‘Ahi’ fshâni ‘i herë prej dhimbet, E, si nji dritë kah shkimet, Gadi
nen Kryq u pak. 8 E pánë Ejët te qielli E ftyren me fletë
mbluene; U muz mâ kobshem dielli, Humneret prap gjimuene: I Amshuemi, edhe
Atê e pá, E dhimbë per Tê i rá, E mnís atë herë vû cak. 9 U
vesh në zí natyra, Bregut u thane plepat, U vrâ e qiellës pasqyra, Plasen
prap dhimbet krepat, E u veshken fushës zymylat, E u eshten n’mal bylbylat: Mbarë
rruzullimi ankoi. 10 Vetë Rromakut gjaksuer Qi t’Bir’n’I a
bâni t’dekun, Zêmra i gufoi n’krahnuer, Ashtû ka’ e pà të lmekun: E kah prej
malit zdrypi Ai t’Lumit mshrirë i lypi, Pse aq t’dhimbshme Nânë mjeroi. 11Veç
ti, moj zêmra e ême, Veç ti të lodhët nuk ké, E, egersue, nuk trême Ashtú
ka’ e sheh ti zbé, Njatê, qi kje nder bija Si lil nder kulumrija, Si drita
kúr agon. 12 Po kje se ti nuk pihe N’gjith ketë mjerí t’shemtueme, Po
kje se ti nuk shkrihe Kah sheh sa Nânës t’bekueme Heshtat zêmren i a therin, Mâ
t’fortë se ty mermerin, M’ kallzo se kû kerkon? _____ 1 Mbì
krep : shkamb, mal. – n’per ag t’pergjakshem t’diellit: kur dielli ishte
xânë per tmerë. Ag thirret agimi i parë e mandej perdoret edhe per perde qi vêjn sŷt:
i kanë vû syt ag: nuk sheh mirë. 3 I qaset: i afrohet. 4
T’a kuene: t’a dhanë me e pi. 5 Shuete: heshtote.
– termetit: termekut. – shquete: i ngjallte: – tisin: velin e
tempullit. 7 Rî: rituem, lagë. – u pak: u lmek, i rá të fikët. 8
U muz mâ kobshem: u mtizë, u nxi mâ tmerëshem. 10 Të
lmekun: të pakun, të fikun.11 Të lodhët: të lodhun.
Atë
Gjergj Fishta, “Mater Dolorosa” (Zoja e Dhimbshme)”, “Vallja e Parrizit”, bot. II,
Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 28-31
Shpjegimet nga françeskani
shqiptar Atë Viktor Volaj