2013-03-27 15:00:27

Paraqitet dokumentari “Papa Françesku”.


Sot, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë u mbajt një konferencë me gazetarët, gjatë së cilës u paraqit dokumentari “Papa Françesku”, realizuar nga Qendra Televizive e Vatikanit. Përmbledh ngjarjet që nga dorëheqja e Papës Benedikti XVI, deri në takimin e jashtëzakonshëm, të pashembullt, historik, të dy papëve. Është fjala për takimin e Papës Françesku me Papën Benedikti të shtunën e kaluar, në Kastel Gandolfo.
Folën, me këtë rast, imzot Klaudio Maria Çeli, Kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore dhe disa autoritete të tjera të njohura kishtare e civile të mjeteve të komunikimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.