2013-03-27 13:52:09

Ndryshime të vogla në stemën e Papës Françesku


Në faqen e internetit të Vatikanit është publikuar varianti i ri i stemës së Papës Françesku. Është ndryshuar ylli, i cili nuk është më 5 cepësh, por 8, aq sa janë lumnitë. Gjithashtu, është ndryshuar grafikisht lulja e nardit, simbol i Shën Jozefit, Pajtor i Kishës universale. Tani, vizatimi është më i ngjashëm me lulen origjinale. Së fundi, motoja e Papës “miserando atque eligendo”(e pa me mëshirë dhe e zgjodhi) është shkruar në një kartush të bardhë me anë të kuqe. Ndërkaq, nuk kanë ndryshuar simbolet jezuite në stemën e Atit të Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.