2013-03-27 17:56:12

Dy “tweet”-e të Papës: të hyjmë në logjikën e Zotit, do të thotë të dalim nga vetvetja


Në faqen “@pontifex” në Twitter, Papa Françesku vendosi sot dy “tweet”-e, menjëherë pas audiencës së përgjithshme. “Të rrish me Jezusin – lexohet tek i pari – na kërkon të dalim nga vetvetja, nga një mënyrë për ta jetuar fenë, me lodhje e rutinë”. “Të jetojmë Javën e Madhe – pohon Papa në “tweet”-in e dytë – është të hyjmë gjithnjë e më tepër në logjikën e Zotit, në atë të dashurisë e të dhurimit të vetvetes”. Deri më sot, Papa ndiqet në Twitter nga 4 milion e gjysëm persona.








All the contents on this site are copyrighted ©.