E diela e Larit – JAVA MADHE E DIELA E LARIT MBRËMËSORJA I V.
Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot, shpejto të më ndihmosh! V. Lavdi Atit
e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen. Himni Po na prijnë flamujt e mbretit, shkëlqen
misteri i kryqit, ku vetë krijuesi i trupit me trup është varë në atë kryq. Ku,
mbi të i plagosur me majë mizore t’heshtës, për të larë ne nga mëkati, derdhi
një rrëké të gjakut. Dru e hijshme dhe e shkëlqyer, stolisë me purpur mbreti, nga
trung fisnik e zgjedhur sa gjymtyrë shenjte prekin. E lume, krahë të cilës rri
varë vlera e gjithë botës, që u bë ballancë e trupit, e i hoqi plaçkën ferrit. Altar
e fli, po ju falem, për lavdinë e mundimeve, ku jeta i dha fund vdekjes, e
me vdekje ktheu prapë jetën. Të falem Kryq shpresë e vetme, në këtë kohë të
mundimeve shtoju hirin të drejtëve, fajtorëve shlyeju krimet. Ty gurrë shpëtimi,
o Trini, çdo shpirt të lavdëroftë ty; ata që me Kryq shpëtove ruaji përherë
për vete. Amen.
Ant. 1 Shumë kohë isha me ju: mësoja
në tempull e nuk më kapët; tani më torturoni dhe më çoni në kryq.
Psalmi
119 /118/ XIV (105-112) Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit Ky është
urdhri im: duajeni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju (Gjn 15, 12). Fjala
jote është dritëz për këmbët e mia, * dritë për udhët e mia. U përbetova dhe
do ta mbaj fjalën: * do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate. Jam për së tepërmi
i përvuajtur, o Zot, * ma përtërit jetën sipas premtimit tënd. Pranoji, o Zot,
dhuratat e gojës sime * dhe m’i mëso gjyqet e tua. Jeta ime është gjithmonë
në rrezik, * por nuk e harroj Ligjin tënd. Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje,
* por nuk iu shmanga porosive të tua. Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm,
* janë kënaqësia e shpirtit tim. E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet
e tua * përherë e deri në fund. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant.
1 Shumë kohë isha me ju: mësoja në tempull e nuk më kapët; tani
më torturoni dhe më çoni në kryq.
Ant. 2 Zoti Hyj është
ndihma ime: nuk do të skuqem para armiqve të mi.
Psalmi 16
/15/ (1-11) Zoti pjesa e trashëgimit tim Hyji e ngjalli Jezusin, duke e
shpëtuar nga tmerri i vdekjes (Vap 2, 24). Më ruaj, o Hyj, * sepse të kam
rënë ndore! I thashë Zotit: »Ti je Zoti im, * tjetër të mirë nuk kam veç teje!« Për
shenjtërit që janë përmbi tokë, njerëz bujarë, * po përvëlohem krejtësisht prej
dëshirës! I shumojnë të zezat e veta * ata që shkojnë pas zotave të huaj. Unë
nuk do t’u flijoj fli njomjeje gjakrash, * buzët e mia nuk do t’ua përmendin emrat. Zoti
është pjesa e trashëgimit tim dhe gota, * në dorën tënde është fati im! Shorti
më ra në më të mirën tokë: * pjesa e trashëgimit tim tesve më pëlqen! E bekoj
Zotin që më dha kuptim, * edhe natën veshkat e mia më mësojnë. Zotin e kam gjithmonë
para sysh, * më rri në të djathtë, nuk kam sesi të rrëzohem! Prandaj galdon
zemra ime, gëzon shpirti im, * mbarë trupi im pushon në qetësi. S’do të ma lësh
shpirtin në Nëntokë, * as s’do të lejosh që Shenjti yt të kalbet në dhé. Ti
do të ma tregosh udhën e jetës, † gëzimin e plotë para fytyrës sate, * kënaqjen
e amshueshme në të djathtën tënde. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant.
2 Zoti Hyj është ndihma ime: nuk do të skuqem para armiqve të
mi.
Ant. 3 Jezusi, Zot, u poshtërua duke u bërë
i dëgjueshëm deri në vdekje, në vdekje në kryq.
Kënga Fil
2, 6-11 Krishti, shërbëtor i Hyjit Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, * barazinë
e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes
* e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah
pamja e jashtme, * dukej vetëm njeri. E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm
deri në vdekje,* mu deri në vdekje në kryq. Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve
* dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër që në Emër të Jezusit të përkulet çdo
gju * i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë:
* ‘Jezu Krishti është Zot!’ Në nder të Hyjit Atë. Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen
Ant. 3 Jezusi, Zot, u poshtërua duke u bërë
i dëgjueshëm deri në vdekje, në vdekje në kryq.
Leximi
i shkurtër 1 Pjt 1, 18-21 Ta dini mirë: nuk keni qenë shpërblyer
nga mënyra e zbrazët e jetës suaj të trashëguar nga etërit me ndonjë send të shkatërrueshëm
- argjend apo ar, por me gjak të paçmueshëm të Krishtit Qengjit të patëmetë e të
panjollë. Ai njëmend ishte i caktuar që para krijimit të rruzullit, por u dëftua
në këto kohët e fundit për arsye tuaj. Në saje të tij ju besoni në Hyjin që e ngjalli
nga të vdekurit dhe i dha lavdi, kështu që feja juaj dhe shpresa të jenë në Hyjin.
Përgjigjja
e shkurtër C Ne të adhurojmë * e të bekojmë, o Krisht. Ne të adhurojmë
e të bekojmë, o Krisht. D Me kryqin tënd shëlbove botën: e të bekojmë,
o Krisht. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Ne të adhurojmë e të
bekojmë, o Krisht.
Kënga ungjillore (Magnificat) Ant.
Të falemi, o Mbreti ynë, biri i Davidit, shëlbuesi i botës i
paralajmëruar prej profetëve. Shpirti im e madhëron Zotin, * shpirti im
me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim, sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren
e vet të përvujtë: * qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur, sepse
punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm * - i shenjtë është Emri i tij! Mëshira
e tij brezni më brezni * për ata që e druajnë. E tregoi fuqinë e krahut të vet:
* hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzoi princat prej froneve të tyre * i
lartësoi të përvujtët. Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë të pasurit
i nisi duarthatë. I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke e sjellë në mend
mëshirën - si ua pati premtuar etërve tanë * në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve
të tij në amshim. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim,
* ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. Të falemi,
o Mbreti ynë, biri i Davidit, shëlbuesi i botës i paralajmëruar
prej profetëve.
Lutjet e besimtarëve Krishti para se të
vuante, duke e parë Jerusalemin, qau mbi të sepse nuk e njohu kohën kur do të vizitohej.
Atij t'i përkulemi, të pendohemi për mëkatet tona dhe t’i lutemi: Ki mëshirë,
o Zot, për popullin tënd. Sikur klloçka kur i bashkon zogjtë e vet nën
krahë, ashtu edhe ti deshe që ti bashkosh bijtë e Jerusalemit — mësoji të gjithë
njerëzit që ta njohin kohën e ardhjes sate. Mos i braktis besimtarët e tu të cilët
e lanë rrugën tënde — na rikthe, Hyji ynë dhe ne do të kthehemi te ti. Me mundimet
e tua ia dhe botës mëshirën — bëj që gjithmonë të jetojmë prej Shpirtit tënd të
cilin e derdhe mbi ne me pagëzim. Me vuajtjet e tua bëj që besimtarët e tu të
agjërojnë — që më të përgatitur të shkojnë në takim të Ringjalljes sate. Ti
mbretëron në lavdinë e Atit — le të bjerë në mend për të gjithë ata që vdiqën sot.
Ati
ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa
jote, si në qiell ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal
fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na
liro nga i Keqi. Amen.
Lutja O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe
i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit shembullin e përvujtërisë, deshe që
Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë
atij në durim e të marrim pjesë në të ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.
Përfundimi
i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë. PASMBRËMËSORJA PAS LUTJES
SË MBRËMJËS TË SË DIELËS DHE TË KREMTEVE
V. Hyj, më eja në ndihmë! P.
O Zot, shpejto të më ndihmosh! V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P.
si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K.
P. aleluja)
Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie
për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të
përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë
meshës. Ose
PUNA E PENDIMIT O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër
për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin.
Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur.
Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej
më kurrë. Amen.
Himni: njëri prej këtyre që vijojnë, sipas
dëshirës: HIMNI Para fundit të dritës, ty duam, krijuesi
i sendeve, me mirësinë e zakontë, të na kryesosh në roje. Ty ëndrofshin zemrat
tona, në gjumë të rëndë Ty ndjefshin, dhe gjithmonë lavdinë tënde këndofshin
në ag të dritës. Na jep jetë të shëndetshme, ngrohtësinë tonë përtërije, mjegullën
e zezë të natës ta sqarojë drita jote. Na jep, Atë fuqiplotë, me anë t’Hyjit
Jezu Krisht, që me ty në amshim mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
Ose:
O
Krisht, që tërë shkëlqim e dritë zbulon errësitë e natës, e ndriçim drite quhesh kur
dritë u flet të lumëve. O Hy i Shenjtë të lutemi Ti në këtë natë na ruaj; në
ty të gjejmë pushimin, na i bëj të qeta orët. Nëse sytë i zë gjumi, për ty
zemra t’rrijë zgjuar; të mbrosh me dorën tënde besnikët që të duan. Shiko,
o mbrojtësi ynë, na ruaj ndër prita e kurthe, sundo shërbëtorët tu që me
gjak tënd shpërbleve. O Krisht, mbret shumë i drejtë, Ty e Atit iu qoftë lavdia, me
Shpirtin Ngushëllimtar ndër shekujt e përhershëm. Amen. Ant. 1 Ki
mëshirë për mua, o Zot: dëgjoje lutjen time. Ose: Në
ty shpresoj, o Zot, dhe më zë gjumi në paqe.
Psalmi 4 (2-9)
Uratë falënderimi Hyji tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti
në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e
Krishtit (2Kor 4, 6). Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo, o Hyj, drejtësia
ime! † Ti që më shpëtove në vështirësi: * ki mëshirë për mua e ma dëgjo uratën! Deri
kur, o njerëz, do të jeni zemërgurë? * Përse e doni kotësinë e ndiqni rrenën? Dijeni:
Zoti bën mrekulli për shenjtin e vet, * Zoti më dëgjon kur unë e thërras në ndihmë. Zemërohuni
e mos mëkatoni, † përsiatni në zemrat tuaja, * në shtrojat tuaja e qetësohuni. Flijoni
fli drejtësie * e shpresën kijeni në Zotin! Shumë thonë: »Kush do të na bëjë
ta shohim fatbardhësinë?« * Le të ndritë mbi ne, o Zot, drita e fytyrës sate! Ti
ndikove në zemrën time më shumë gëzim * sesa kur të tjerëve u bëhet grurë e verë
me shumicë! Posa bie në shtrojë gjumi menjëherë më merr në qetësi, * sepse
vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant.
1 Ki mëshirë për mua, o Zot: dëgjoje lutjen time. Ose: Në
ty shpresoj, o Zot, dhe më zë gjumi në paqe.
Ant. 2 Bekojeni
Zotin, gjatë natës.
Psalmi 134 /133/ (1-3) Lutje nate në tempull Lavdërojeni
Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5). Tani bekojeni Zotin † të
gjithë ju, shërbëtorët e Zotit, * që qëndroni natën në Shtëpinë e Zotit. Ngritin
duart tuaja drejt Shenjtërores * e bekojeni Zotin! Prej Sionit të bekoftë Zoti
* që krijoi qiellin e tokën! Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant.
2 Bekojeni Zotin, gjatë natës.
Leximi i shkurtër Lp
6, 4-7 Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin,
Hyjin tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde!
Këto urdhërime që po t’i jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde! Ua përsërit fëmijëve
të tu! Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar, kur të biesh
në shtrojë e kur të ngrihesh nga shtroja.
Përgjigjja e shkurtër C
O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. O Zot, në duart e
tua po e dorëzoj shpirtin tim. D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar: në
duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. O
Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Ant. Na
shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar; na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar
me Krishtin dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
Kënga
e Simonit Lk 2, 29-32 Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit. Tani,
o Zot, mund të lejosh të vdesë * shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë, sepse
me sytë e mi e pashë shëlbimin * që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve: Dritën
që bën të njohin Ty paganët * e që i jep nder popullit tënd, Izraelit. Lavdi
Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar; na
ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin dhe të gjejmë prehje në paqe.
(K. P. aleluja)
Të dielave dhe gjatë tetëditëshit të Pashkëve: Lutja O
Hyj, i gjithëpushtetshëm, kujdesu për ne këtë natë: dora jote le të na zgjojë në ditën
e re që të mund ta kremtojmë me gëzim ngjalljen e Birit tënd. Ai që është Zot
Në
të kremte: Lutja Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro
prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe,
e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin Edhe kur Pasmbrëmësorja
thuhet personalisht, vijon bekimi: Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një
natë të qetë dhe një mbarim të mirë. C Amen.
Të falemi Mbretëreshë,
Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne
të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot
me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin,
të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja,
o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
Nën mbrojtjen tënde po ngasim,
o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra
e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse
e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
FTESA D
O Zot, hapi buzët e mia. C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua. V.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani ta adhurojmë
Krishtin Zot: për ne vuajti tundimin dhe vdekjen. Ejani
t'i këndojmë Zotit, * t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë. T'i dalim para
me falënderje, * t'i këndojmë këngë hareje! (Ant.) Sepse Hyj i madhërishëm
është Zoti, * Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat! Sepse në dorën e tij
janë thellësitë e tokës, * të tijat janë edhe majat e maleve, i tiji është deti
- ai e krijoi, * duart e tija e formuan tokën. (Ant.) Ejani ta adhurojmë,
të biem përmbys para tij, * të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi! Sepse
ai është Hyji ynë, ne jemi populli i kullosës së tij, * grigja që ai ruan.
(Ant.) Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: * “Mos e bëni zemrën tuaj gur
porsi në Meribë, porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, † kur etërit tuaj më
vunë në sprovë: * më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia. (Ant.) Dyzet
vjet më mërziti ajo brezni † e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, * që
s'i njeh udhët e mia.' Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: * 'Askurrë s'do
të hyjnë në prehjen time!'” (Ant.) Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (Ant.)
SHËRBESA
E LEXIMEVE V. Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot, shpejto të më ndihmosh! V.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa
e lutjes fillon me Ftesë. Këndo, o gjuhë, betejën e luftës së lavdishme, e
mbi trofé të kryqit ngadhënjimin fisnik thuaje, se si Shëlbuesi i botës i
bërë fli duel fitues. Nga gënjimi i prindit t’ parë që u bë krijuesi i vuajtjeve, tue
ngrënë mollën e mëkatit që u bë shkaktarja e vdekjes, ai atbotë zgjodhi drurin për
të zgjidhë dëmet e drurit. Këtë punë të shpëtimit tonë me ngulm vendosi urdhëri, me
art t’ia thyente artin shkatërruesit të shumë trajtave, nga andej t’i sillte
shërimin ku armiku e kish dëmtuar. Kur erdhi pra përmbushja e afatit të shënuar, u
çua nga kshtjella e Atit i Biri, krijuesi i botës, dhe nga barku virgjëror doli
në dritë bërë njeri. Kaloi gjashtë pesëvjeçarë mbushur si moshë e trupit, me
hir iu shtrua mundimeve, pse për këto ishte lindur, si Qengj në dru të kryqit u
ngjit për t’u flijuar. Baras Atit edhe Birit, Ngushëlluesit lavdiplotë, përjetë
i qoftë lavdia Trinisë Shenjte e të lume, që me hirin jetëdhënës na shpëtoi
dhe na ruan. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet
kishtare. Ant. 1 O Zot, Hyji im, porsi me petk je
i mbështjellë me dritë je i veshur me madhëri , aleluja.
Psalmi
104 /103/ Himn Hyjit Krijues Nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë
e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bë e reja (2Kor 5, 17). I (1-12) Bekoje,
shpirti im, Zotin! * O Zot, Hyji im, sa i madh je! I veshur me madhëri e me
bukuri, * i mbështjellë me dritë porsi me petk! E ngreh qiellin porsi tendë,
* mbi ujëra ndërton banesat e tua. Retë i bëre karrocë për vete, * ecën mbi
krahët e erës! Erërat i bën lajmëtarë të tu, * zjarrin zharitës shërbëtorë të
tu. Tokën e vendose mbi qëndrueshmërinë e saj, * nuk do të lëkundet në shekuj
të shekujve. E mbulove si me petk me ujërat e humnerave, * majat e maleve i
mbulonin ujërat: Ti u kërcënohesh e ato tërhiqen, * dridhen nga zëri i bubullimës
sate: ngjiten në male, zbresin në lugina * drejt vendit që ti u cakton: u
ke vënë cakun që s’guxojnë ta kalojnë, * që përsëri të mos e mbulojnë tokën. Burimet
ti i kthen në përrenj, * rrjedhin përmidis malesh; ato ngijnë ujë të gjitha
kafshët e pyllit, * ua shuajnë etjen gomarëve të egër. Përskaj tyre banojnë
zogjtë e ajrit, * gem më gem ia thonë këngës së vet. Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen
Ant. 1 O Zot, Hyji im, porsi me petk je i mbështjellë
me dritë je i veshur me madhëri , aleluja. Ant. 2 Ti
bën të mbijë buka prej tokës dhe vera që gëzon zemrën e njeriut, aleluja.
II
(13-23) Ti i ujit malet nga pallatet e tua, * toka ngihet me frytet e duarve
të tua. Ti bën të mbijë bar për kafshë, † bimë të tjera të nevojshme për njeriun,
* për të nxjerrë prej tokës bukën e verën që gëzon zemrën e njeriut, † që
me vaj ta lyejë fytyrën * e që buka t’ia kërthndezë njeriut zemrën. Ngihen me
ushqim lëndët e Zotit, * cedrat e Libanit që ai vetë i mbolli. Në ta trumcakët
i ndërtojnë çerdhet, * lejlekët banesën e bëjnë në majat e tyre. Malet e larta
strehim u japin shutave, * e shpellat vjedullave banesën. Për të shënuar stinët
ka krijuar Hënën * edhe Diellin që e njeh përëndimin e vet. Shtrin errësirën
e bëhet natë: * nëpër të enden egërsirat e pyllit. – Këlyshët e luanit ulërojnë
pas presë * e Hyjit i kërkojnë ushqim për vete. Kur lind dielli ata tërhiqen
* e struken në strofujt e vet. Atëherë del njeriu për të vepruar * për t’i
kryer punët deri në mbrëmje. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka
qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. 2 Ti
bën të mbijë buka prej tokës dhe vera që gëzon zemrën e njeriut, aleluja. Ant.
3 Zoti i shikoi krijesat e veta: dhe gjithçka ishte e mirë, aleluja.
III
(24-35) Sa të shumta janë, o Zot, veprat e tua! † Të gjitha i ke bërë me
urti të madhe: * plot është toka me krijesat e tua. Ja, këtu deti i madh, i
hapët e i gjerë, † atje zvarranikë saqë numri s’u dihet, * kafshë të vogla të
përziera me të mëdha! Nëpër të kalojnë anijet, * Leviatani që ti e krijove për
të luajtur me të! Të gjitha këto presin me shpresë * që t’u japësh ushqim në
kohën e duhur. Po u dhe ti ato mbledhin, * kur ti e hap dorën tënde, mbushen
me një mijë të mira. Po e fshehe ti fytyrën, ato trazohen, † po ua more frymën,
ato ngordhin * dhe kthehen në pluhur përsëri. Po e dërgove frymën tënde, përsëri
përtërihen * dhe e rinon fytyrën e dheut. E amshueshme qoftë lavdia e Zotit,
* u gëzoftë Zoti në veprat e veta! E shikon tokën dhe e bën të dridhet, * i
prek malet e i bën të tymojnë. Do t’i këndoj Zotit në jetën time, * do ta lavdëroj
Hyjin derisa të jem gjallë. I pëlqeftë Zotit kënga ime, * kënaqjen time e kam
vënë në Zotin! U zhdukshin mëkatarët nga faqja e dheut † e keqbërës askurrë
më mos pastë mbi tokë! * Bekoje, shpirti im, Zotin! Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen
Ant. 3 Zoti i shikoi krijesat e veta: dhe gjithçka
ishte e mirë, aleluja.
D Kur të ngritem nga toka, C do t’i tërheq
te vetja të gjitha krijesat.
Leximi i parë Prej
letrës së drejtuar Hebrenjve 10, 1-18 Vëllezër, meqenëse Ligji ka
vetëm hijen e të mirave të ardhshme dhe jo realitetin e vet sendeve, s'mundet kurrë,
që me fli të cilat - vit për vit, gjithmonë të njëjtat - vazhdimisht kushtohen,
t'i përsosin ata që i afrohen Hyjit. Vallë, a nuk do të kishin pushuar të kushtohen,
shi pse, ata që i ushtrojnë veprat e kultit, të pastruar njëherë, nuk do të kishin
më kurrfarë ndjenje se gjenden në mëkat? Por me anë të tyre përkujtohen mëkatet
vit për vit. Sepse është e pamundshme që gjaku i mëzetërve dhe i cjepve t'i shlyejë
mëkatet. Për këtë arsye Krishti duke hyrë në botë, thotë: »Fli e kusht ti
nuk deshe, por ma bëre gati trupin; holokaustet dhe flitë për mëkate nuk
të pëlqyen. Atëherë thashë: 'Ja, po vij!' sepse për mua shkruan në rrotullin
e librit: 'Për ta kryer, o Hyj, vullnetin tënd!« Pasi tha më lart:
»Flitë e kushtet, holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të pëlqyen dhe
nuk i deshe« - e pra, flitet për fli të urdhëruara prej Ligjit - thotë pastaj: »Ja,
po vij për të kryer vullnetin tënd!« kështu shfuqizon kultin e parë për të
vendosur të dytin. Në fuqi të këtij vullneti kemi qenë shenjtëruar me anë të flijimit
të trupit të Jezu Krishtit njëherë e përgjithmonë. Dhe, ndërsa çdo prift tjetër
qëndron gati për çdo ditë për të kryer shërbesën e kultit dhe shpesh kushton po
të njëjtat fli - të cilat assesi s'mund t'i shlyejnë mëkatet - Krishti, përkundrazi,
duke pas kushtuar për mëkate vetëm një fli të vetme rri përgjithmonë në të djathtën
e Hyjit, dhe qysh atëherë pret vetëm që armiqtë e tij të vihen shtrojë
e këmbëve të tija. Dhe, vërtet, me një kusht të vetëm i përsosi për amshim
të shenjtëruarit. Këtë gjë na e dëshmon edhe Shpirti Shenjt. Dhe njëmend, pasi
tha: »Kjo është Besëlidhja me të cilën do të lidhem me ta mbas këtyre ditëve
- thotë Zoti - ligjet e mia do t'i thadroj në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj
në shpirtin e tyre, nuk do t'i sjell në mend mëkatet e tyre as
paudhësitë e tyre.« Tashti, atje ku u falën mëkatet, nuk ka më kushte për to!
Përgjigjja
Krh. Heb 10, 5. 6. 7. 4 (Ps 40 /39/, 7-8 C Fli e kusht ti nuk deshe,
por ma bëre gati trupin; holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të pëlqyen. Atëherë
thash: * Ja po vij, o Hyj, për ta kryer vullnetin tënd. D Është
e pamundshme që gjaku i mëzetërve dhe i cjepve t’i shlyejë mëkatet. Për këtë arsye
Krishti duke hyrë në botë, thotë: C Ja po vij, o Hyj, për ta kryer vullnetin
tënd.
Leximi i dytë Nga “Ligjëratat” e shën Andreut nga
Kreta, ipeshkëv (Ligj. 9 mbi larin; PG 97, 990-994)
BEKUAR QOFTË AI QË
VJEN NË EMËR TË ZOTIT: MBRETI I IZRAELIT Ejani, të ngjitemi së bashku në malin
e Ullinjve, të dalim para Krishtit, i cili sot kthehet nga Betania dhe i afrohet
vullnetarisht mundimit të vet të nderuar e të lum, për ta përmbushur misterin e
shëlbimit tonë. Ai vjen me vullnet të lirë në Jerusalem. Zbriti nga qielli që të
ngjitemi bashkë me të atje lart, “mbi çdo Principatë, Pushtet, Fuqi, zotërim
dhe mbi çdo emër që mund të përmendet” (Ef 1, 21). Erdhi jo për të fituar
lavdi, jo në shkëlqim dhe në madhështi, “nuk do të kërcënohet - thotë - as nuk
do të bërtasë; askush s’do ta dëgjojë zërin e tij në sheshe” (Mt 12, 19).
Do t’jetë i butë e i përvujtë, e do të vijë me petk të thjeshtë e në varfëri. Të
vrapojmë edhe ne së bashku me atë që nxiton drejt mundimit, e t’i imitojmë ata
që i dolën përpara. Veçse jo për t’i shtrirë para tij, gjatë udhës së tij, gema
ulliri ose lari, qilima dhe gjëra të tjera të këtij lloji, por për ta shtrirë veten
tonë te këmbët e tija në nderim të përvujtë dhe në adhurim të thellë. Ta mirëpresim
kështu Fjalën e Hyjit që po afrohet e ta pranojmë brenda nesh atë Hyj që asnjë
vend s’mund ta nxërë. Ai, që është vetë butësia, gëzohet të vijë tek ne i butë. Pothuajse
ngjitet mbi muzgun e krenarisë sonë, ose më mirë, hyn në hijen e ultësisë sonë të
pakufi, bëhet njeri i ynë, bëhet njëri prej nesh për të na ngritur e për të na kthyer
tek vetja. Ai u ngjit “kah lindja mbi qiejt e qiejve” (krh. Ps 68 /67/, 34), d.m.th.
në pikën më të lartë të lavdisë dhe të fitores së Tij, si fillim dhe pararendës
i gjendjes sonë të ardhshme. Megjithëse nuk e braktis njerëzimin sepse e do, dhe
dëshiron ta ngritë me vete natyrën njerëzore, duke e lartësuar nga ultësitë e tokës
kah lumturia. Ta shtrojmë, pra, me përvujtëri para Krishtit, veten tonë, në vend të
petkave ose të gemave të pafrymë dhe të degëve të gjelbra, të cilat i gëzojnë sytë
vetëm për pak orë, dhe prapë kanë për ta humbur, bashkë me limfën, edhe gjelbërsinë
e vet. Ta shtrojmë veten tonë të veshur me hirin e tij, me vetë atë, mbasi të gjithë
sa jemi pagëzuar në Krishtin, me Krishtin jemi veshur (krh. Gal 3, 27), dhe le të
përulemi te këmbët e tija porsi tunika të shtruara. Për shkak të mëkatit, përpara
ishim të kuq porsi purpuri, pastaj, për virtyt të larjes pagëzimore të shëlbimit,
e kemi arritur bardhësinë e leshit, që të mund t’i dhurojmë ngadhënjyesit të vdekjes
jo veç gema palmash, por trofe fitoreje. Duke tundur gema shpirtërorë, edhe ne
për çdo ditë, bashkë me djelmosha, shenjtërisht brohorasim: “Bekuar qoftë ai që
vjen në emër të Zotit, Mbreti i Izraelit”.
Përgjigjja Krh.
Gjn 12, 12-13; Mt 21, 8. 9 C Një shumicë e madhe njerëzish i dolën para Jezusit.
I shtruan petkat e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerët tundnin gema dhe brohorisnin:
* Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! D
Populli që shkonte para e pas tij e brohoriste: C Hosana Birit të Davidit! Bekuar
qoftë ai që vjen në emër të Zotit!
Lutja O Hyj i gjithëpushtetshëm
dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit shembullin e përvujtërisë, deshe
që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë
atij në durim e të marrim pjesë në të ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.
LAVDET
E MËNGJESIT V. Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot, shpejto të më ndihmosh! V.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa
e lutjes fillon me Ftesë. Himni Ja kallami, tëmthi e uthulla, dhe
pështyma, gozhda e heshta; trupi i butë anëpëranë shpohet, posi dallga gufon
gjaku; toka, deti, yje e bota, ja po lahen në atë lumë. Kryq besnik, në mes
të gjithëve je i vetmi dru fisnik! Asnjë pyll si atë nuk qiti, as si mugull,
degë as lule, Dru i ëmbël, me gozhdë t’ ëmbël, duke mbajtë atë peshë të ëmbël. Perkul
degët, dru i lartë, shtrij e hap pjesët e brendshme, dhe të zbutet fortësia, që
në fillim i dha lindja që gjymtyrët e mbretit t’ eper le t’i shtrijsh me trung
të butë. Vetëm ti ke qenë i denjë për të marrë çmimin e shekullit, dhe t’i
përgatitësh skelën lundertar për botë të mbytur, që e leu gjaku i shenjtëruar derdhur
nga trupi i Qengjit. Baras Atit edhe Birit dhe Ngushëlluesit lavdiplotë, e
përjetshme i qoftë lavdia Trinisë Shenjte e të lume, që me hirin jetëdhënës na
shpëtoi edhe na ruan. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar
nga autoritetet kishtare. Ant. 1 Një mori e madhe e popullit, që
kishin ardhur për festë, brohorisnin: Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të
Zotit! Hosana në qiejt më të larta!
Psalmi 118 /117/ (1-29)
Këngë gëzimi dhe fitoreje Jezusi është 'guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit,
por që u bë gur i këndit' (Vap 4, 11). Lavdërojeni Zotin, sepse është
i mirë, * sepse e amshuar është dashuria e tij! Le të thotë tashti Izraeli,
se Ai është i mirë, * e amshuar është dashuria e tij! Le të thotë tani shtëpia
e Aronit, * e amshuar është dashuria e tij! Le të thonë tani ata që e druajnë
Zotin, * e amshuar është dashuria e tij! Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin,
* Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi. Zoti është me mua, * s’druaj se ka ç’më
bën njeriu. Me mua është Zoti, ndihmëtari im, * për asgjë i bëj armiqtë e mi. Më
mirë është të strehohesh te Zoti * se të kesh besim në njerëz. Më mirë është
të strehohesh te Zoti, * se të kesh besim në princa. Më rrethuan të gjithë paganët,
* i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit. Rreth e përqark më rrethuan, * por
i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit. Më rrethuan porsi bletët, † porsi zjarr
që merr flakë ndër ferra, * por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit. Më shtytën,
më dhanë shtytje për të më rrëzuar, * Por Zoti qe ndihma ime. Fuqia ime e lavdia
ime është Zoti, * ai është shpëtimtari im. Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi,
* në tendat e të drejtëve: »E djathta e Zotit u madhërua! † E djathta e Zotit
më lartësoi! * E djathta e Zotit u madhërua!« S’do të vdes, të jetoj dua, * do
t’i kumtoj veprat e Zotit! Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, * por nuk
më lëshoi në duar të vdekjes. M’i hapni dyert e drejtësisë, * dua të hyj e t’i
thur lavde Zotit. Ja, këtu është dera e Zotit; * nëpër të do të hyjnë të drejtët. Do
të të falënderoj, sepse më ke vështruar, * dhe u bëre Shpëtimtari im. Guri,
që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, * erdhi e u bë guri i këndit; Zoti
e bëri këtë gjë: * sa mrekulli për sytë tanë! Kjo është dita që na e dhuroi
Zoti: * të galdojmë e të gëzojmë në të! Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, * deh,
o Zot, jep të mbarën! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! * Po ju bekojmë
nga shtëpia e Zotit. Hyji është Zot, ai na ndriçoi: † rendituni të gëzuar në
reshtin kremtor * me rrema në dorë deri në ballë të lterit! Ti je Hyji im, ty
të falënderoj, * Ti je Hyji im, unë të madhëroj! Lavdërojeni Zotin, sepse është
i mirë, * sepse e amshuar është dashuria e tij! Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit
Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant.
1 Një mori e madhe e popullit, që kishin ardhur për festë, brohorisnin: Bekuar
qoftë ai që vjen në Emër të Zotit! Hosana në qiejt më të larta! Ant.
2 Së bashku me engjëj e me fëmijë të gërthasim fenë tonë; t’i
brohorasim Krishtit që e mund vdekjen: Hosana në qiejt më të lartët! Kënga
Dan 3, 52-57 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin Krijuesi... është i bekuar
në amshim (Rom 1, 25). I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, * i lavdishëm
e tesve i madhërueshëm në shekuj! I bekuar emri shenjt i lavdisë sate, * tesve
i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj! I bekuar je në Tempullin e lavdisë
sate të shenjtë, * tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj! I bekuar
je në fronin e mbretërisë sate, * tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj! I
bekuar je, ti që shqyrton humnerat e që rri mbi kerubinë, * i lavdishëm e tesve
i madhërueshëm në shekuj! I bekuar je në kupën qiellore, * i lavdishëm e i madhërueshëm
në shekuj! Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, * lëvdojeni dhe madhërojeni
në shekuj! Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim,
* ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. 2 Së bashku
me engjëj e me fëmijë të gërthasim fenë tonë; t’i brohorasim Krishtit
që e mund vdekjen: Hosana në qiejt më të lartët! Ant. 3 Bekuar
qoftë ai që vjen në Emër të Zotit: paqe dhe lavdi në qiejt më të lartët.
Psalmi
150 (1-5) Çdo krijesë le t’i japë lavdi Zotit Hyjit i qoftë Lavdia në Kishë
e në Jezu Krishtin (Krh. Ef 3, 21). Lavdërojeni Hyjin në Shenjtëroren e tij,
* madhërojeni në hapësirën e kupës qiellore! Lavdërojeni për veprat e madhërueshme
të tij, * lavdërojeni për madhërinë e madhe të tijën! Lavdërojeni me zë të borisë,
* lavdërojeni me harpë e me citarë, lavdërojeni me tupan e valle, * lavdërojeni
me korda e me fyej! Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, † lavdërojeni me cimbale
brohorie! * Gjithçka që merr frymë le ta lavdërojë Zotin! Lavdi Atit e Birit
* e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e
jetës. Amen Ant. 3 Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit: paqe
dhe lavdi në qiejt më të lartët.
Leximi i shkurtër Zak
9, 9 Gëzo me gjithë shpirt, Bija e Sionit, galdo, Bija e Jerusalemit! Ja, mbreti
yt, po vjen te ti: është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvujtë e në shpinë të gomarit,
në shpinë të gaçit, zogut të gomarit!
Përgjigjja e shkurtër C
Me gjakun tënd, o Zot, * ti na shëlbove. Me gjakun tënd, o Zot, ti na shëlbove.
D Prej çdo populli dhe race, prej çdo gjuhe dhe kombi ti na shëlbove. Lavdi
Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Me gjakun tënd, o Zot, ti na shëlbove.
Kënga
ungjillore (Benedictus) Ant. Me gema palmash të
shkëlqyeshme të nderojmë Zotin që vjen; t’i shkojmë në takim me
himne e me këngë, të gërthasim me gëzim: Qoftë bekuar Zoti! Qoftë
bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, * që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet! Ai e
ngriti Shpëtimtarin tonë * në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, sikurse
premtoi kaherë * me gojë të profetëve të tij të shenjtë: se do të na shpëtojë
prej armiqve tanë * dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë; se do të
bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë * e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij
e shenjtë e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë * se do të na
e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë, të çliruar nga duart e
armikut * në shenjtëri e drejtësi para tij për çdo ditë të jetës sonë. E
ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, * sepse do të shkosh përpara
Zotit për t'ia përgatitur udhët, për ta vënë në dijeni popullin e tij * se
Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija, në saje të zemrës së dashur të
Hyjit tonë * që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin, për të shndërritur
ata që gjenden në errësirë dhe në hijen e vdekjes, * për t'i drejtuar hapat
tanë në udhën e paqes.“ Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë
në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Me
gema palmash të shkëlqyeshme të nderojmë Zotin që vjen; t’i shkojmë
në takim me himne e me këngë, të gërthasim me gëzim: Qoftë bekuar Zoti! Lutjet
e besimtarëve Kur Krishti hyri në Jerusalem shumica i brohorisnin si Mbretit
dhe Mesisë. Atij t'i përkulemi dhe t'i brohorasim: Bekuar qoftë ai që vjen në
Emër të Zotit. Hosana, Biri i Davidit dhe Mbret i të gjithë shekujve — hosana
ty fitues i lavdishëm i vdekjes dhe i ferrit. Ti shkove në Jerusalem që të vuash
dhe të hysh në lavdi — sille Kishën tënde në Pashkët e amshuara. Ti kryqin tënd
e bëre dru të jetës — frytet e tija ndaju të gjithë atyre të cilët u rilindën me
pagëzim. Shpëtimtari ynë, ti erdhe t'i shpëtosh mëkatarët — denjohu që në mbretërinë
tënde t'i marrësh të gjithë ata që besojnë, shpresojnë dhe të duan ty.
Ati
ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa
jote, si në qiell ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal
fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na
liro nga i Keqi. Amen.
Lutja O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe
i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit shembullin e përvujtërisë, deshe që
Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë
atij në durim e të marrim pjesë në të ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.
Përfundimi
i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë. Ora e mesme E Tretë – e gjashtë
– e nëntë V. Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot, shpejto të më ndihmosh! V.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
HIMNI Pason himni i përshtatshëm. Ora
e mesme
Himni Gëzimet e lumnisë së epër galdoftë
bota besnike, Jezus, Shëlbuesi i të gjithëve, shuan princin e vdekjes. Rremba
palmash e ullinjësh duke mbajtur udhës turma, "Lavdi birit të Davidit" me
zëra ushtojnë të qarta. Prandaj ne princit të epër t’i dalim të gjithë përpara; tue
hedhë valle lavdie, të mbajmë palma stolie. E garat tona të shpejta, t’lartësojnë
me dhunti të lume, që në çdo kohë falenderje sikur duhet t’i kushtojmë. Hyjit
Atë i qoftë lavdia dhe Birit të tij të vetëm bashkë me Shpirtin Ngushllimtar për
gjithë shekujt e përhershëm. Amen.
Ant. Para festës së Pashkëve, Jezusi,
pasi që e njihte orën e vet, i deshi të vetët deri në fund.
Psalmi
23 /22/ (1-6) Bariu i mirë Qengji do t'i kullosë dhe do t'i çojë në burimet
e ujërave të jetës (Zb 7, 17). Zoti është bariu im, * asgjë nuk më mungon. Më
mballon kullotave të gjelbra, më prin në ujëra të qeta, * shpirtin ma përtërin. Ai
më prin shtigjeve të drejta * në saje të dashurisë së Emrit të vet. Po edhe
në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, † s’trembem nga e keqja * sepse
ti je me mua: thupra jote dhe kërraba * për mua janë ngushëllim. Ti ma shtron
tryezën përpara * ndër sy të armiqve të mi, me vaj erëmirë kryet ma lyen, * gotën
ma mbush plot e përplot. Hiri dhe mirësia do të më përcjellin * në të gjitha
ditët e jetës sime, do të banoj në shtëpinë e Zotit * derisa të jem gjallë. Lavdi
Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen
Ant. Para festës së Pashkëve, Jezusi,
pasi që e njihte orën e vet, i deshi të vetët deri në fund.
Ant.
Sikurse Ati më njeh mua, ashtu edhe unë e njoh Atin; dhe
jap jetën për grigjën time.
Psalmi 76 /75/ Këngë ngadhënjimi pas
fitores Do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi
dhe me madhëri të madhe (Mt 24, 30).
I (2-7) I njohur
është Hyji në Jude, * i madh është Emri i tij në Izrael. Në Salem është tenda
e tij, * vendbanimi i tij në Sion. Atje ai i theu shigjetat e harkut, * shqytin,
shpatën e luftën. Shkëlqen, o i Madhërishëm, * mbi malet e presë! Qenë rrëmbyer
të fortët, gjumi i kapi, * asnjë trim s’diti t’i përdorë duart e veta nga kërcënimi
yt, Hyji i Jakobit, * shtang mbetën qerre e kalë! Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen
Ant. Sikurse Ati më njeh mua, ashtu edhe unë
e njoh Atin; dhe jap jetën për grigjën time.
Ant. Për
mua të jetoj është Krishti, e të vdes fitim; lavdia ime është kryqi i Zotit
tim Jezu Krishtit.
II (8-13) Ti je i tmerrshëm e kush mund të
të bëjë ballë? * Atëherë kur shfrenohet felgrimi yt! Nga qielli e jep vendimin
gjykatës; * Toka u trand dhe heshti, kur të ngrihet Hyji në gjyq * për t’i
shpëtuar të përvujtët e dheut. Të goditurit nga felgrimi yt të lavdërojnë, * të
shpëtuarit nga felgrimi do të të bëjnë festë. Bëni kushte dhe plotësojani Zotit,
Hyjit tuaj, * të gjithë ju përreth tij jepni dhurata të Tmerrshmit, Atij që
ua merr frymën princave, * që është tmerr për mbretërit e tokës. Lavdi Atit
e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen
Ant. Për mua të jetoj është Krishti, e të vdes
fitim; lavdia ime është kryqi i Zotit tim Jezu Krishtit.
Ora
e tretë Leximi i shkurtër 2 Kor 4, 10-11 Gjithmonë
i mbartim në trupin tonë grahmat e vdekjes së Jezusit, që edhe jeta e Jezusit të
shfaqet në trupin tonë. Sepse, gjithmonë të gjallë, jemi gati të vdesim për dashurinë
e Jezusit, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë të vdekshëm. D U
dhurua në flijim, sepse vetë dëshiroi: C dhe nuk e hapi gojën.
Ora
e gjashtë Leximi i shkurtër 1 Pjt 4, 13-14 Gëzohuni
si pjesëtarë të mundimeve të Krishtit që edhe në Ditën e Zbulesës së lavdisë së
tij të mund të galdoni me hare. Të lumët ju në qoftë se ju fyejnë për shkak të
Emrit të Krishtit, sepse Shpirti i Lavdisë, i Hyjit, pushon në ju. D Ai e mori
mbi vete dobësinë tonë, C u vesh me padrejtësinë tonë.
Ora
e nëntë Leximi i shkurtër 1 Pjt 5, 10-11 Hyji,
burimi i çdo hiri, i cili ju grishi në lumturinë e vet të amshuar në Jezu Krishtin,
Ai, mbasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë, do t’ju përforcojë, do t’ju japë
fuqi dhe do t’ju bëjë të patrandshëm. Ai sundoftë në shekuj të shekujve. Amen! D
E nderojmë kryqin që u ngrit për ne: C e adhurojmë shenjën e shëlbimit tonë.
Lutja O
Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit shembullin
e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në
mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të ngjallurit e tij.
Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
MBRËMËSORJA
II V. Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot, shpejto të më ndihmosh! V.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni Dëgjo, o Krijues
mirëdashës, ne që me lot të lutemi, ndër agjërime t’ shenjta ke themeluar
krezhmet. Gjurmues hyjnor i zemrave, ti i njeh dobësitë e forcave; ata që
kah ti kthehen mbaji me hir të faljes. Vërtet kemi bërë shumë mëkate, por
mëshiro t’ penduarit, e me lavd të emrit tënd të dobtëve jepu ilaçin. Kështu
trupin jashtë dërrmoje nënshtrojau agjërimeve, shkurt mendja e përkorë t’i
shmanget njollës s’ fajeve. Ndihmo, Trini e lume, lejo, Njëni e vetme, për
të tutë të jenë të frytshme këto dhunti frenimi. Amen.
Ose një himn tjetër,
apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Krishti
qe i rrahur dhe i poshtëruar: Zoti e lartësoi në të djathtën e vet.
Psalmi
119 /118/ XIV (105-112) Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit Ky është
urdhri im: duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju (Gjn 15, 12). Fjala
jote është dritëz për këmbët e mia, * dritë për udhët e mia. U përbetova dhe
do ta mbaj fjalën: * do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate. Jam për së tepërmi
i përvuajtur, o Zot, * ma përtërit jetën sipas premtimit tënd. Pranoji, o Zot,
dhuratat e gojës sime * dhe m’i mëso gjyqet e tua. Jeta ime është gjithmonë
në rrezik, * por nuk e harroj Ligjin tënd. Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje,
* por nuk iu shmanga porosive të tua. Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm,
* janë kënaqësia e shpirtit tim. E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet
e tua * përherë e deri në fund. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant.
1 Krishti qe i rrahur dhe i poshtëruar: Zoti e lartësoi në të
djathtën e vet.
Ant. 2 Të pastruar me gjakun e Krishtit, t’i
shërbejmë Hyjit të gjallë.
Psalmi 16 /15/ (1-11) Zoti pjesa e trashëgimit
tim Hyji e ngjalli Jezusin, duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes (Vap 2, 24). Më
ruaj, o Hyj, * sepse të kam rënë ndore! – I thashë Zotit: »Ti je Zoti im, * tjetër
të mirë nuk kam veç teje!« Për shenjtërit që janë përmbi tokë, njerëz bujarë, * po
përvëlohem krejtësisht prej dëshirës! I shumojnë të zezat e veta * ata që shkojnë
pas zotave të huaj. Unë nuk do t’u flijoj fli njomjeje gjakrash, * buzët e mia
nuk do t’ua përmendin emrat. Zoti është pjesa e trashëgimit tim dhe gota, * në
dorën tënde është fati im! Shorti më ra në më të mirën tokë: * pjesa e trashëgimit
tim tesve më pëlqen! E bekoj Zotin që më dha kuptim, * edhe natën veshkat e
mia më mësojnë. Zotin e kam gjithmonë para sysh, * më rri në të djathtë, nuk
kam sesi të rrëzohem! Prandaj galdon zemra ime, gëzon shpirti im, * mbarë trupi
im pushon në qetësi. S’do të ma lësh shpirtin në Nëntokë, * as s’do të lejosh
që Shenjti yt të kalbet në dhé. Ti do të ma tregosh udhën e jetës, † gëzimin
e plotë para fytyrës sate, * Kënaqësinë e amshueshme në të djathtën tënde. Lavdi
Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen
Ant. 2 Të pastruar me gjakun e Krishtit, t’i
shërbejmë Hyjit të gjallë.
Ant. 3 Mbi drurin e kryqit Krishti
i barti fajet tona, kështu që, të vdekur për mëkatin, të jetojmë
për drejtësinë.
Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund
të përsëritet disa herë çdo dy apo katër strofa. Kënga Fil
2, 6-11 Krishti, shërbëtor i Hyjit Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, * barazinë
e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes
* e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah
pamja e jashtme, * dukej vetëm njeri. E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm
deri në vdekje,* mu deri në vdekje në kryq. Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve
* dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër që në Emër të Jezusit të përkulet çdo
gju * i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë:
* ‘Jezu Krishti është Zot!’ Në nder të Hyjit Atë. Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen
Ant. 3 Mbi drurin e kryqit Krishti i barti
fajet tona, kështu që, të vdekur për mëkatin, të jetojmë për drejtësinë.
Leximi
i shkurtër Vap 13, 26-30a Vëllezër, neve na ka qenë drejtuar kjo
fjalë shëlbimi. Sepse banorët e Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan Jezusin
dhe, duke e dënuar për vdekje, i çuan në vend fjalët e profetëve që lexohen çdo
të shtunë. Edhe pse nuk gjetën në të kurrfarë arsyeje për të qenë dënuar, kërkuan
prej Pilatit që të vritej. Pasi kryen gjithçka shkruan për të, e ulën nga kryqi
dhe e shtinë në varr. Porse Hyji e ngjalli prej të vdekurish.
Përgjigjja
e shkurtër C Ne të adhurojmë * e të bekojmë, o Krisht. Ne të adhurojmë
e të bekojmë, o Krisht. D Me kryqin tënd e shëlbove botën: e të bekojmë,
o Krisht. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Ne të adhurojmë e të
bekojmë, o Krisht.
Kënga ungjillore (Magnificat) Ant.
Shkrimi shenjt thotë: Do t’i bie bariut e dhentë e tufës do të
shpërndahen. Shpirti im e madhëron Zotin, * shpirti im me hare i brohorit
Hyjit, Shëlbuesit tim, sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë:
* qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur, sepse punë të
mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm * - i shenjtë është Emri i tij! Mëshira
e tij brezni më brezni * për ata që e druajnë. E tregoi fuqinë e krahut të vet:
* hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzoi princat prej froneve të tyre * i
lartësoi të përvujtët. Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë të pasurit
i nisi duarthatë. I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke e sjellë në mend
mëshirën - si ua pati premtuar etërve tanë * në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve
të tij në amshim. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim,
* ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. Shkrimi
shenjt thotë: Do t’i bie bariut e dhentë e tufës do të shpërndahen.
Lutjet
e besimtarëve Shpëtimtari ynë hyri në Jerusalem që të vuajë dhe të hyjë
në lavdí. Atij me lutje të përvujtë t'i drejtohemi: Shenjtëroje popullin
të cilin e shëlbove me gjakun tënd. Shëlbues i ynë, bëj që me agjërim sa
më shumë t’i afrohemi vuajtjes sate — që të fitojmë lavdinë e të ngjallurit. Bëj
që ta fitojmë mbrojtjen e Nënës, ngushëllueses së të pikëlluarve — dhe ta
meritojmë të forcohemi me atë ngushëllim me të cilin ti ne na forcon. Shikoji
ata të cilët për shkak të veprave tona të këqija s'mund ta vazhdojnë rrugën —
shko në ndihmë të tyre, ndërsa ne na përmirëso dhe na ndihmo që të jetojmë në drejtësi
dhe me dashuri. Vetveten e përkule duke u bërë i dëgjuar deri në vdekje, madje
me vdekje në kryq — jepu fuqi shërbëtorëve të tu që të jenë të dëgjueshëm, të
durueshëm dhe te denjë. Denjohu që trupit tënd të lavdishëm t'ia përngjasosh
të vdekurve tanë — ndërsa ne na jep që njëherë së bashku të bëhemi me ta pjesëtarë
të lavdisë sate. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë
mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë. Bukën tonë
të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e
mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja O
Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit shembullin
e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në
mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të ngjallurit e tij.
Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë. PASMBRËMËSORJA
PAS
LUTJES SË MBRËMJËS II TË SË DIELËS DHE TË KREMTEVE V. Hyj, më eja në ndihmë! P.
O Zot, shpejto të më ndihmosh! V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P.
si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K.
P. aleluja) Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie
për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të
përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë
meshës. Ose
PUNA E PENDIMIT O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër
për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin.
Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë,
o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë.
Amen.
Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës HIMNI Para
fundit të dritës, ty duam, krijuesi i sendeve, me mirësinë e zakontë, të
na kryesosh në roje. Ty ëndërrofshin zemrat tona, në gjumë të rëndë Ty ndjefshin, dhe
gjithmonë lavdinë tënde këndofshin në ag të dritës. Na jep jetë të shëndetshme, ngrohtësinë
tonë përtërije, mjegullën e zezë të natës ta sqarojë drita jote. Na jep,
Atë fuqiplotë, me anë t’Hyjit Jezu Krisht, që me ty në amshim mbretëron me
Shpirtin Shenjt. Amen. Ose: O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë zbulon
errësitë e natës, e ndriçim drite quhesh kur dritë u flet të lumëve. O Hy
i Shenjtë të lutemi Ti në këtë natë na ruaj; në ty të gjejmë pushimin, na
i bëj të qeta orët. Nëse sytë i zë gjumi, për ty zemra t’rrijë zgjuar; të
mbrosh me dorën tënde besnikët që të duan. Shiko, o mbrojtësi ynë, na ruaj
ndër prita e kurthe, sundo shërbëtorët tu që me gjak tënd shpërbleve. O Krisht,
mbret shumë i drejtë, Ty e Atit iu qoftë lavdia, me Shpirtin Ngushëllimtar ndër
shekujt e përhershëm. Amen.
Ant. 1 Bano nën hijen e të
Gjithëpushtetshmit: dhe do të gjesh strehim prej ngashënjimeve
të së keqes.
Psalmi 91 /90/ (1-16) Lum njeriu që është nën mbrojtjen
e të Tejetlartit Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi
akrep (Lk 10, 19). Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, * do të qëndrojë
nën hijen e të Gjithëpushtetshmit. Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, * kështjella
ime, Hyji im, do të shpresoj në të.« Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve
* dhe nga fjala dijekeqe. Do të të bëjë hije me krahët e vet * do të strehohesh
nën fletët e tija, shqyt e pancir e vërteta e tij. * Nuk do të tutesh prej tmerrit
të natës, as prej shigjete që fluturon ditën, † as prej murtaje që shëtit në
errësirë, * as prej shfarosjes që shkretëron në mesditë. Le të bien me mijëra
rreth teje, † dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, * ty nuk do të të ndodhë
asgjë! Porsa ti me sy të vetëtish, * shpagimin e mëkatarit do ta shikosh! Pasi
Zoti është mburoja jote * dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd, e
keqe nuk do të të gjejë, * dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate: sepse
engjëjve të vet urdhër u dha * të të ruajnë në të gjitha udhët e tua. Do të
të mbartin para duarsh * që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur. Do
të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, * do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj. »Do
ta shpëtoj sepse më do, * do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim. Ai do të
më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, † në vështirësi do të jem me të, * do ta shpëtoj
dhe do ta madhëroj. Do t’i dhuroj jetë të gjatë, * do t’ia tregoj shëlbimin
tim.« Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 1 Bano nën hijen
e të Gjithëpushtetshmit: dhe do të gjesh strehim prej ngashënjimeve
të së keqes.
Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5 Shërbëtorët
e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk
do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse
Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
Përgjigjja
e shkurtër C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. O
Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. D O Hyj i së vërtetës, ti më
ke shëlbuar: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. Lavdi Atit e Birit
e Shpirtit Shenjt. O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Ant.
Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar; na ruaj kur flemë: që
të rrimë zgjuar me Krishtin dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P.
aleluja)
Kënga e Simonit Lk 2, 29-32 Krishti, drita
e popujve dhe lavdia e Izraelit. Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë * shërbëtori
yt në paqe sikurse the ti vetë, sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin * që ti
e bëre gati në sy të të gjithë popujve: Dritën që bën të njohin Ty paganët * e
që i jep nder popullit tënd, Izraelit. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant.
Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar; na ruaj kur flemë: që
të rrimë zgjuar me Krishtin dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P.
aleluja)
Lutja Le të ngritët para teje, o Atë,
lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të ringjalljes së Zotit: bëj me
hirin tënd që të pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi
në gëzim për ta kënduar làvdin tënd. Nëpër Zotin
Në të kremte: Lutja Vizito,
o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e
shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër
Zotin
Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi: Zoti
i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë dhe një mbarim të mirë. C Amen. Të
falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty
të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në
këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli
prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo.
O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
Nën mbrojtjen tënde
po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por,
o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë,
dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të
Birit tënd na lësho.