2013-03-25 15:23:40

Dolën sot në librari, meditimet për Udhën e Kryqit të së Premtes së Madhe 2013.


Në libraritë, që sot, mund të gjinden meditimet për Udhën e Kryqit të së Premtes së Madhe 2013, shkruar nga të rinjtë e Libanit, nën drejtimin e kardinalit Béhara Butros Rai, shtypur nga Shtëpia Botuese e Vatikanit (LEV).
“Cila është udha për jetën e pasosur? Jezusi iu përgjigj kësaj pyetjeje, që na përvëlon deri në thellësitë e shpirtit tonë, duke përshkuar Udhën e Kryqit”. Nisin me këto fjalë, meditimet, që do të lexohen në Koloseum më 29 mars, të Premten e Madhe, gjatë ritit të Udhës së Kryqit, kryesuar për herë të parë nga Papa Françesku.
Stacionet shoqërohen me ilustrime, marrë nga një Udhë Kryqi e shekullit XIX, që ruhet në Betlehem, realizuar nga një zejtar françeskan palestinez.
Të shumta janë, në tekst, citimet nga Nxitja Apostolike pas-sinodale e Benediktit XVI “Kisha në Lindjen e Mesme” si dhe citimet nga Shenjtorët e Lindjes e nga liturgjia lindore (kaldeje, kopte, maronite, bizantine). Thirrja për të ndjekur Zotin u drejtohet të gjithëve, posaçërisht të rinjve dhe njerëzve të munduar për shkak të përçarjeve, padrejtësive, që luftojnë për të qenë, ndërmjet vëllezërve të tyre, shenja shprese e veprimtarë të paqes, siç lexohet në hyrjen e Udhës së Kryqit.
Të gjithë besimtarët e mbarë botës do të mund ta ndjekin përmes Mondovizionit, të Premten e Madhe, duke nisur nga ora 21.15.







All the contents on this site are copyrighted ©.