2013-03-24 15:25:36

Papa Françesku në Engjëllin e Tënzot, njeriu në situata të vështira e Dita botërore e luftës kundër tuberkulozit.


Në Engjëllin e Tënzot, Papa Françesku iu lut Virgjërës Mari të ndërmjetësojë për ne e të na shoqërojë në Javën e Madhe. Pastaj, një mendim për njerëzit, që jetojnë në situata të vështira dhe për të sëmurët nga tuberkulozi. Papa përshëndeti në shumë gjuhë e pastaj përshkoi gjithë Sheshin, duke përqafuar shumë nga rreth 250 mijë njerëzit, që ndiqnin Meshën e lutjen e Engjëllit të Tënzot.
“Ajo, që e ndoqi me fe të Birin deri në Kalvar, na ndihmoftë të ecim pas Jezusit, duke e mbartur me dashuri Kryqin e Tij, për të arritur, kështu, në gëzimin e Pashkëve”.
Me këto fjalë iu lut Papa Zojës së Bekuar, për të kërkuar ndërmjetësimin e saj, posaçërisht për njerëzit, që jetojnë në situata të vështira.
Kujtoi edhe të sëmurët nga tuberkulozi, në Ditën kushtuar kësaj sëmundjeje, që nuk është zhdukur akoma.
E menjëherë pas, iu drejtua përsëri të rinjve:
“Marisë ia besoj posaçërisht jetën tuaj, shumë të dashur të rinj, si dhe shtegtimin tuaj drejt Rio-de Zhanéjros. Udhë të mbarë të gjithëve!”.
Në lutjen e tij të dytë të Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku përshëndeti në disa gjuhë të botës, duke u uruar të gjithëve: Javë të gëzuar.
Mos të harrojmë: kjo që po fillon nuk është si çdo javë: është e jashtëzakonshme: e Shenjtë, e Madhe. Ta jetojmë me Krishtin.







All the contents on this site are copyrighted ©.