2013-03-22 18:21:56

Telegram i imamit të Al Azharit, el Tajeb, drejtuar Papës Françesku.


Imami i madh i Al Azharit, Ahmed el Tajeb, i dërgon një telegram urimi Papës Françesku. Uron, përmes këtij mesazhi, një botë plot bashkëpunim e dashuri, për të siguruar vlerat e përbashkëta e për t’i dhënë, kështu, fund, kulturës së urrejtjes e të pabarazisë.
Në telegramin e el Tajebit, autoriteti më i lartë i botës sunite, edhe urimet drejtuar vëllezërve katolikë të Perëndimit e të Lindjes, për zgjedhjen e bërë, me dëshirën që papnia e re të japë ndihmesën në lindjen e një epoke më pozitive për mbarë popujt, në një botë që ndryshon me shpejtësi e që ka nevojë për stabilitet e paqe.







All the contents on this site are copyrighted ©.