2013-03-22 18:35:39

Ambasadori shqiptar Rrok Logu: Papa kërkon përforcimin e dialogut mes feve e lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtete të reja


Papa Françesku takoi ambasadorët e 180 Shteteve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.
“Nuk mund të ndërtohen ura ndërmjet njerëzve duke harruar Zotin”. Duke u folur në gjuhën italiane diplomatëve, Papa Françesku e quan Ipeshkvin e Romës “ndërtues urash”, e citon magjisterin e Benediktit XVI, thekson rëndësinë e dialogut me Islamin e vë si pik të parë të agjendës së qeverive botërore luftimin e varfërisë. Në fjalimin e parë “gjeopolitik” Papa Françesku tregoi linjat udhërrëfyese të papnisë.
Kujtoi më tej promovimin e vlerave të vëllazërimit, të drejtësisë e të paqes ndërmjet njerëzve e Popujve, që Selia e Shenjtë e ka posaçërisht përzemër dhe kërkoi zbatimin e respektimin e të drejtave njerëzore.
Pastaj duke iu referuar Shteteve të botës, Papa Françesku shprehu dëshirën për të zgjeruar e “ndërmarr udhën me ato pak Shtete që akoma nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë, disa prej të cilave – i falënderoj nga zemra – kanë dashur të ishin të pranishme në Meshën e fillimit të shërbimit tim, apo kanë dërguar mesazhe në shenjë të afërsisë”. Ndër 180 Ambasadorët e pranishëm në audiencë me Papën Françesku qe edhe Ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, SH. T. Zoti Rrok Logu, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit shpreh mbresat nga takimi me Atin e Shenjtë Bergoglio, ta dëgjojmë....... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.