Me një telefonatë, Papa Françesku i uron ditën e emrit, Benediktit XVI
Dje pasdite, pak pas orës 17.00, Papa Françesku mori në telefon Papën e nderit Benedikti
XVI, duke i bërë urimet më të përzemërta për festën e Shën Jozefit, ditën e emrit
të tij. Papa Bergoglio shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij e të Kishës për shërbimin
e çmuar të Jozef Racinger. Benedikti XVI ndjek me interes të madh ngjarjet e këtyre
ditëve, sidomos kremtimin e djeshëm, me të cilin filloi papnia e Françeskut, për të
cilin lutet që Zoti ta ndihmojë në drejtimin e Kishës Katolike.