2013-03-20 16:23:05

Imzot Massafra: Papa Françesku shembull që na mëson gramatikën e vlerave të përbashkëta.


Kryetari i konferencës ipeshkvnore katolike të Shqipërisë e kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra përfaqësoi mbarë Kishën katolike shqiptare në kremtimin e Meshës së fillimit të Papnisë së Atit Shenjtë Françeskut, duke ripohuar lidhjen shpirtërore të katolikëve shqiptar me selinë papnore e lidhjen e fortë me Pasardhësin e Pjetrit, ipeshkvin e Romës. Imzot Massafra, në mikrofonin e Radio Vatikanit, shpreh mbresat që përjetoi gjatë solemnitetit të 19 marsit në Sheshin e Vatikanit dhe nxitjen që Papa Françesku u jep katolikëve, besimtarëve të të gjitha feve e njerëzve vullnetmirë për dashur njëri tjetrin, për të mbrojtur e ruajtur natyrën, për të ndihmuar të varfrit e ndërtuar një shoqërore me vlera. Po të dëgjojmë imzot Massafrën....







All the contents on this site are copyrighted ©.